Propozimi për reforma mediale ka arritur në Qeveri, së shpejti në seancë qeveritare

Kërkesa e parashtruar deri te Qeveria e Maqedonisë për zbatimin e reformave sistematike në media në të cilën janë theksuar pyetjet e rëndësishme të cilat janë të domosdoshme për masa praktike dhe ndryshime ligjore që duhet t’i zbatojnë institucionet përkatëse ka arritur në Qeveri ku pritet të shqyrtohen propozimet të cilat më pas do të prezantohen në seancë qeveritare, njofton Portalb.mk.

“Propozimi për reforma në media është parashtruar në Qeveri nga ku presim që të njëjtin ta shqyrtojnë dhe të vendosin se kur do të vendoset në rend dite”, tha Dragan Sekullovski nga Shoqata e Gazetarëve e Maqedonisë (SHGM).

“Parimisht jemi marrë vesh që ligjin e përgatitur nga Vanhojte dhe të mbështetur nga SHGM-ja, javën e ardhshme të hyjë në procedurë parlamentare. Kur do ta dërgojmë në Kuvend, do ta krahasojmë, nëse është i njëjti tekst do ta mbështetim”, konfirmoi për Portalb.mk edhe kryetari i Shoqatës së Gazetarëve e Maqedonisë (SHGM), Naser Selmani.

Pas shqyrtimit në seancë qeveritare, i njëjti propozim apo kërkesë parashtrohet në Kuvend ku edhe pritet të miratohet.

“Kërkesa e parashtruar ditë më parë nga shoqatat e gazetarëve për reforma në media ka arritur në Qeveri, mirëpo jemi në pritje të propozimeve edhe nga organizata tjera mediale. Me të arritur të gjitha propozimet ne do t’i shqyrtojmë të gjitha dhe më pas do t’i prezantojmë në seancë qeveritare. Pasi të përpilohet versioni përfundimtar dhe komplet të njëjtin do ta parashtrojmë në Kuvend nga ku presim të miratohet”, tha ministri i Transparencës, Robert Popovski.

Përndryshe, me këtë propozim nga Qeveria kërkohet të fillojë një proces transparent të diskutimit publik, si për problemet me prioritet ashtu edhe për problemet tjerë që nëse zgjidhen mund të vjen deri te përmirësimi i lirisë së shprehjes dhe gjendjes së sektorit të mediave.

Ndryshe, ky propozim parasheh mënyra të zbatimit të reformave, pyetje që duhet të zgjidhen urgjentisht në fazën e parë ku parashihet: ngritja e nivelit të sigurisë të gazetarëve dhe shkatërrimi i praktikës të mos dënimit për sulme ndaj gazetarëve; respektimi i të drejtave profesionale dhe të punës të gazetarëve dje punëtorët tjerë në media; transparenca e institucioneve publike dhe përmirësimi i kushteve për gazetari hulumtuese; pavarësi, kompetenca dhe financimi i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuale; autonomia institucionale, redaktimi i pavarur dhe financimi i RTVM-së; parandalimi i gjuhës së urrejtjes dhe nxitja e dhunës në përmbajtjet audio-vizuale dhe shkëputja e lidhjeve klientеlistike mes pronarëve të mediave dhe pushtetit dhe përmirësimi i kushteve për punë të mediave private si dhe mënyra për zbatimin e fazës së dytë ku kërkohet formim i grupeve të punës.

LEXO: Piter Van Hojte me propozim për reforma mediale në Maqedoni

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button