Hiqet ndalesa e laptopëve për fluturimet nga Turqia në SHBA

Agjencia e lajmeve turke Dogan ka njoftuar se është hequr ndalimi për pajisjet elektronike siç janë laptopët, gjatë fluturimeve në mes të Turqisë dhe SHBA-së, njofton REL, përcjell Portalb.mk.

Kjo agjenci ka njoftuar se pasagjerët e linjës Turkish Airlines kanë udhëtuar me pajisje të tilla elektronike nga aeroporti i Stambollit në atë të Nju Jorkut.

Ndalimi i pajisjeve elektronike është hequr po ashtu edhe për fluturimet nga aeroporti i Abu Dabit në Emiratet e Bashkuara.

Ky ndalim ishtë vendosur nga administrata e presidentit Trump në mars të këtij viti.

Ndalimi vlen ende për disa shtete të Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore.

Në këto vende përfshihen, Jordania, Egjipti, Arabia Saudite, Maroku dhe Katari.

Gjatë muajit maj presidenti Trump i prezantoi Kremlinit informacion të klasifikuar të intelegjencës, i cili njoftonte se militantët e grupit ekstremist Shteti Islamik, kanë planifikuar përdorimin e laptopëve gjatë sulmeve të tyre terroriste, duke shënjestruar zyrtarët rusë gjatë udhëtimit të tyre në SHBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP