Kim Xhong-un: Përleshja me SHBA-në hyri në fazën finale

Lideri i Koresë Veriore, Kim Xhong-un deklaroi se përleshja me SHBA-në ka hyrë në “fazën përfundimtare” duke shtuar se raketa koreanoveriore interkontinentale balistike mund të sjellë “mbushje bërthamore të madhe, të rëndë”.

Sipas ekspertëve dje raketa e lançuar mund të arrijë deri në Alaskë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Reks Tillerson e quajti testin si një përshkallëzim të konfliktit dhe theksoi se Uashingtoni nuk do të pranojë kurrë që Koreja e Veriut të ketë armë bërthamore.

Vetëm disa orë pas testit, SHBA-ja kërkoi një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit, të Kombeve të Bashkuara, i cili do të mbajë sot një sesion me dyer të mbyllura, me pjesëmarrjen e 15-të anëtarëve. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button