Microsoft planifikon ristrukturim masiv të korporatës

Microsoft ka informuar të punësuarit e saj të hënën se kompania planifikon ristrukturim të operacioneve për shitje dhe marketing, që ka ngjallë frikën tek disa të punësuar të cilët druajnë se kjo nënkupton shkurtimin e vendeve të punës, raporton Anadolu Agency (AA).

Burime nga brenda kompanisë, u kanë thënë mediave se plani parasheh pushimin e mijëra të punësuarve të kompanisë.

Kompania në njoftimin e saj nuk ka përmendur pushimin e punëtorëve mirëpo zëdhënësi i kompanisë deklaroi për AA se “Microsoft është duke zbatuar disa ndryshime në favor të shërbimeve më të mira për konsumatorët dhe partnerët e saj”, duke nënvizuar se nuk ka asgjë të shtojë përtej asaj që është thënë në komunikatë.

Në thelb, kompania dëshiron të përqendrohet më shumë në “shërbimet kompjuterike cloud”, dhe më pak në copëzat softuerike siç është Microsoft Office.

“Te bizneset e konsumatorëve tanë ekziston mundësia për një treg masiv prej 4.5 trilionë dollarë”, thonë nga kompania, pritjet e të cilës janë që komputerizimi “Cloud” deri në fund të vitit 2017, të kap shifrat prej 246.8 miliadrë dollarë në nivel global.

Aktualisht, Microsoft po has në një konkurrencë të denjë nga kompanitë Amazon dhe Google.

Në vitin 2016, Microsoft shkurtoi 2.850 vende pune, pjesa më e madhe e të cilave kishin të bëjnë me dështimin e kompanisë në prodhimin e telefonave të mençur.

Në vitin 2015, Microsoft pushoi nga puna 18.000 punonjës, që është largimi më i madh i punëtorëve ndonjëherë. Mbi 12.000 punëtorë të pushuar, ishin nga biznesi i telefonisë celulare Nokia, të blerë nga Microsoft një vit më parë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button