Tensione italiane-austriake rreth migrantëve

Qeveria italiane sot zyrtarisht ka protestuar dhe e ka ftuar ambasadorin austriak në Romë që t’i dorëzojë protestë, për shkak të paralajmërimeve të Vjenës se do të dërgojë ushtri në vendkalimin kufitar Brener në rajonin Tirol, si mbrojtje nga “fluksi i refugjatëve të rinj”.

“Reagimi i Qeverisë në Romë vjen pas deklaratës së ministrit austriak të Mbrojtjes, Hans Peter Doskocil për gazetën vjeneze “Kronen Cajtung” se Austria do të sistemojë ushtri në rajonin e Brener.

Ministri zbuloi se 750 ushtarë austriakë tashmë janë vendosur në gjendje gatishmërie, ndërsa katër transportues blindues janë dërguar në zonën e kufirit mes Austrisë dhe Italisë.

Vendkalimi Berner vlen si një prej vendeve më të frekuentuara në linjën kufitare mes dy vendeve, në rrugën nga qyteti italian Balcano drejt Insbrukut austriak.

Italia konsideron se zgjidhje për fluksin e migrantëve në Evropë nuk janë bllokadat, ushtria dhe ngritja e rrethojave me tela, duke insistuar në zgjidhje më përfshirëse dhe afatgjate.

Pjesa më e madhe e migrantëve e përdorin Libinë për transferim nga vendet e BE-së, ndërsa e para në këtë rrugë është Italia, e cila në disa pjesë është larg bregut afrikan vetëm 460 kilometra. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button