Gruevski dhe tjerët fillimisht morën paraburgim, por ja si i shpëtuan të njëjtit!

Dy vota “për” pranimin e masave për paraburgim dhe një votë “kundër”. Kështu ishte deklarimi ose “disponimi” i gjykatësve të Këshillit tre-anëtaresh që ishte zgjedhur të vendos për propozimet e PSP-së për lëndën “Titanik”, konfirmojnë për Dojçe Vele burime nga Gjykata Penale. Por, epilogu i tillë u ndërpre, sepse mbrojtja e të dyshuarve kërkoi përjashtimin e njërit nga gjykatësit, Darko Todorovskit, i cili vendosi për propozimin e PSP-së për këtë lëndë, dhe i cili së bashku me një gjykatëse tjetër thuhet se kanë vendosur “për” vazhdimin e masës për paraburgim, njofton Portalb.mk.

Kur në vend të tij u emërua një gjykatës tjetër, rezultati i deklarimit përsëri ishte “2 me 1”, por në drejtim që të pranohen vetëm propozimet për masë për kujdesje (marrja e pasaportës, ndalesë për të nxjerrë të ri, dhe të paraqitet në gjykatë). As anëtarët e Këshillit e as kryetari i Gjykatës nuk ishin të kapshëm që t’i konfirmojnë ose demantojnë konfirmimet e tilla për Dojçe Vele.

Në rastin “Titanik”, PSP-ja ka ngritur aktakuzë 20 personave dhe propozim për aktakuzë për një person tjetër. Për Nikolla Gruevskin, Gordana Jankullovsën, Kiril Bozhinovskin dhe Martin Protogjerin është kërkuar masë për paraburgim, ndërsa masë për kujdesje kërkohet për gjithsej 16 persona.

Kurdisje e Këshillave?

Nga Gjykata Penale janë të pakapshëm edhe për përgjigje të pyetjes: Si mbrojtja e të dyshuarve ka pasur informatë se cilët gjykatës do të vendosin për vazhdimin e masave për lëndën “Titanik”, që kërkuan që njëri prej tyre të përjashtohet nga vendimmarrja? Heshtja e Gjykatës Penale në mënyrë plotësuese i rrit spekulimet për rrjedhjen e informacioneve në dobi të mbrojtjes së të dyshuarve, por edhe për “spekulimet” në përbërjen e Këshillit që ka vendosur për atë lëndë.

“Edhe pse qëndrimi personal i këshillit tre anëtarësh që vendosin duhet të jetë i fshehtë, avokatët e të dyshuarve me siguri kanë pasur informacion të saktë për përbërjen e Këshillit sepse kanë kërkuar përjashtim të gjykatësit konkret nga të cilët kanë vendosur për “Titanik”, thonë burime të Gjykatës.

“Titanik ishte lënda kapitale e PSP-së që i hulumtonte mashtrimet zgjedhore në të cilën të dyshuar janë lideri i VMRO-DPMNE-së dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, për shkak të vendosjes së listës zgjedhore sipas vullnetit të interesave të partisë, për kriminalizim të procesit zgjedhor dhe nxjerrjen e letërnjoftimeve në mënyrë joligjore.

Mbrojtja e të dyshuarve theksoi “arsye”, për shkak të së cilës gjykatësi Todorevski nuk do të duhet të jetë atje-në Këshill.

“Duke pasur parasysh se për gjykatësin Darko Todorovski është nisur procedurë për shkarkimin nga funksioni i Gjykatës me kërkesë të Këshillit për konfirmimin e fakteve para Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, kërkojmë të përjashtohet nga vendimi i këshillave të Gjykatës Penale, të cilët vendosin për propozimet e masave për sigurimin e pranisë dhe masave për përkujdesje, të sjella nga ana e PSP-së”, thuhet në kërkesën e mbrojtjes dërguar te kryetari i Gjykatës penale, Stojançe Ribarev.

Dyshimi në drejtësinë që e ndan Gjykata Penale u rrit prej kur u bë orari i ri i punës së gjykatësve. Këto gjykatës me orarin e vjetër ishin në departamentet e veprave tjera, por përsëri u kthyen të punojnë në materie penale. Kthimin e tillë, burimet e gjykatës e çojnë në lidhje me ndarjen përfundimtare të akuzave të PSP-së, gjegjësisht si shenjë se “ka kaluar rreziku” që këta lëndë të ndahen në “gjykatës të papërshtatshëm”.

Kryetari i Gjykatës Penale, Stojançe Ribarev nuk pajtohet me interpretimet e tilla.

“Për çdo lidhje e ndryshimit të orarit të punës së gjykatësve janë ngritur akuza nga ana e PSP-së, e shprehur në disa media të caktuara është e shprehje e mosnjohjes në rrjedhën e procedurës penale dhe çon drejt dezinformatave në opinion”, ka reaguar ai në disa media.

Nuk ndihmon pasaporta e huaj

PSP ka ngritur 17 akuza për 18 lëndë në të cilat të akuzuar janë 94 persona fizik dhe 7 persona juridik për rastet në lidhje me keqpërdorimet e detyrës zyrtare, fshehjes së tatimeve, cenim të së drejtës zgjedhore dhe vepra të tjera. Paraburgim është kërkuar për 18 persona, ndërsa masa për kujdesje për 47 persona.

Gjykata deri tani nuk shqiptoi asnjë masë për paraburgim, Me masat e pranuara për kujdesje për lëndën “Titanik” numri i përgjithshëm i pasaportave të konfiskuara pas sjelljes së 17 akuzave – arriti në 38. Përveç Nikolla Gruevskit, Gordana Jankullovskës, Mile Janakieskit, Kiril Bozhinovskit, Martin Protogjerit dhe katër të dyshurve tjerë në lëndën e njëjtë, pa pasaportë mbetën edhe ish ministrja e Kulturës Eizabeta Kançeska- Milevska, ish zëvendës-kryeministri Vlladimir Peshevski, ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, redaktorët e TV “Sitel” Dragan Llatas dhe Ivona Talevska dhe ish zëvendës ndihmës ministri i MPB-së, Nebojsha Stajkoviq.

Të akuzuarit nuk do të mund të ta lëshojnë vendin nëse kanë pasaportë të ndonjë shteti tjetër e as të udhëtojnë me letërnjoftim në vendet fqinje me të cilat Maqedonia ka marrëveshje. Ministria e Punëve të Jashtme i ka vendosur në sistem vendimet e gjykatës, për personat që është shqiptuar masë për kujdesje tashmë janë evidentuar si persona të cilët nuk guxojnë ta kalojnë shtetin, pa dallim nëse posedojnë edhe pasaporta tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button