Krizë apo aktrim?

Mbreti Artur si shpëtim nga dënimi me vdekje, duhej të gjejë përgjigje në pyetjen – çka dëshiron secila grua? Për këtë kishte pyetur mbretëresha, princesha, murgesha, dijetare, prostitute, por assesi ta gjente përgjigjen adekuate. I patën thënë se përgjigjen mund ta gjejë vetëm te “Shtriga e keqe” e cila jetonte në skaj të fshatit. Por, ajo si kundërshërbim për përgjigjen i kishte lyp që Artur të ndihmonte që ajo të martohej me mikun e tij të afërt Ser Gavejn. Artur ishtë trishtuar nga ky kusht – pasi ajo ishte aq e shëmtuar, aq e shtrembuar dhe e kishte pasur vetëm një dhëmb. Asnjëhëherë më parë Artur nuk kishte parë diç më të shëmtuar. Por, kur Ser Gavejn kishte kuptuar për kushtin që duhej plotësuar që miku i tij të shpëton jetën, ai ishte pajtuar që të martohet me te. Përgjigja e saktë në pyetje kishte qenë – “secila grua dëshiron të jetë zot i jetës së vet”. Artur i shpëtoj vdekjes.
Erdhi koha e martesës. Në mbrëmje bashkëshortët shkuan në dhomën e tyre. Shtriga për një çast hyri në tualet dhe më pas u kthye, por tani si një princeshë me bukuri të rrallë. Ser Gavejn asnjëherë më parë nuk kishte parë një shkëlqim të tillë. Shtriga (tani si një princeshë), i tregoj burrit se gjendja e saj është ashtu sa – po të jetë natën princeshë, ditën do të duhet të jetë shtrigë dhe e kundërta. Ai mund të zgjidhte se kur dëshiron që ajo të dukej si princeshë e kur si shtrigë. Gavejn ishte në një dilemë të vështirë. Të pajtohej që ditën gruaja e tij të dukej si princeshë, me çka do të krenohej para botës, por natën të flejë me një shtrigë, apo ta bëjë të kundërtën që në shtrat të ketë një princeshë. Në fund Gavejn mundësinë e zgjedhjes vet ia la gruas së tij. Prej atij momenti ajo gjithë kohën dukej vetëm si princeshë. Pasi burri i kishte mundësuar që ajo të zgjedhë vet – të jetë vet zot i jetës së vet.
Partitë politike të këtyre nuk japin shanse që njerëzit të jenë vet zot të jetës së vet. Ato çdo gjë kanë partizuar–madje edhe dritën, edhe ajrin, edhe ujin, edhe rretë, edhe shiun…Ata kanë partizuar edhe shpirtin e votuesve. Andaj, edhe zgjedhjet ishin në nivel të turpit botëror. Asnjë burrështetas serioz nuk ka uruar. Ivanovi, komedi e gjallë në KSHZ. Vështirë e ka ta kuptoj se më së miri një e vërtetë të hidhur se sa një rrenë e lakmueshme. Dorëzimi i mandateve nga LSDM paraqet grusht të rëndë për qeverinë, jo vetëm sa i përket legjitimitetit të zgjedhjeve, por edhe vendimeve të vështira politike që do të duhen të merren në të ardhmen. Emri do të duhet të zgjidhet nëse dëshirohet stabilitet e progres. Duke e ditur se për BDI-në samiti i shtatorit paraqet trenin e fundit për anëtarësim në NATO, pritet që pikë kyçe e një marrëveshje të mundshme të jetë zgjidhja e çështjes së emrit. Andaj, problem kryesor dhe më i vështirë nuk është as legjitimiteti i Ivanovit, e as ndonjë nga tri funksionet, por thjeshtë – zgjidhja e emrit. Fakt është se Ahmeti aspak nuk e ka lehtë që pas gjithë asaj zhurme për presidentin konsensual, të tërhiqet dhe të pranojë Ivanovin (pa marrëveshje për ndryshime kushtetuese), por çështja e inkuadrimit në NATO mbetet prioritet absolut.
Gruevski këtu nuk kanë shumë hapësirë manovruese. Ai vazhdon me taktikat e tija të mprehta (e me strategji tapë), të blofoj se di rrugë tjetër shpëtimi, e cila në fakt mbaron në ferr. Blofon se në qeveri do ta merr PDSH-në, por atëherë BDI-në do ta ketë jashtë parlamentit, kështu që afro gjysma e deputetëve do të ishin në bojkot. Blofon se do të koalicionoj vetëm brenda bllokut maqedonas apo se do të shkojë me Rusinë, por këto nuk janë asgjë tjetër pos një sjellje infantile e një ish-dashnorja. Ndoshta edhe qëllimi i vërtetë i Gruevskit është prodhimi i krizës që t’i iket zgjidhjes së emrit!
Tani kemi parlament pa legalitet, kryetar pa legjitimitet, premier pa kredibilitet dhe gjykatë pa kurrfarë autoriteti juridik. Kësaj i shihet fundi. Kështu përfundojnë politikat e bazuara në rrena. Fakt është se përderisa e vërteta lidhë këpucët, rrena ka rrotulluar botën, por kurdoherë ajo bie në kanjon. Tani i ngjasojmë një anije që s’di se për ku udhëton, e anije të tilla nuk mbërrin askund. Asaj nuk i ndihmojnë kurrfarë erërash, të cilat edhe ashtu fryjnë në kahje të ndryshme. Këso anijesh shndërrohet në anije piratësh. Por, tani për tani të gjithë ne ngjasojmë në Kristofer Kolumbo – Ai kur u nis nuk dinte se ku shkon. Kur mbërriti nuk dinte se ku gjendët. Kur u kthye nuk dinte se ku ka qenë !!! Duket se gjatë kohë do të na duhet të flemë me shtrigën. / Inobx 7

Lajme të ngjashme

Back to top button