Newsweek: Anonymous thotë se NASA ka prova për jetë jashtëtokësore, është e vërtetë?

Anonymous, kolektivi global i hakerave, beson që jeta aliene ekziston, dhe se NASA është gati për ta konfirmuar.

Grupi hije e bëri deklaratën në një video 12 minuta e gjysmë, publikuar në një kanal jozyrtar të YouTube të martën e kaluar.

Video përqëndrohet tek zbulimet e fundit nga organizata hapësinore amerikane, përfshirë zbulimin e 219 planetëve-kandidatë të rinj – 10 prej të cilëve me kushte të ngjashme me Tokën, nga teleskopi hapësinor Kepler i NASA-s në qershor, si dhe komentet e bëra nga një zyrtar i lartë i NASA-s, gjatë një dëgjese të qeverisë së SHBA.

Por, ndërsa Anonymous ka të drejtë kur vë në dukje se NASA është ndoshta më afër se kurrë në historinë e njerëzimit, për të zbuluar jetën jashtëtokësore, ndoshta e tepron pak kur thotë se ekzistojnë prova.

NASA ka bërë deklarata kohët e fundit, që sugjerojnë se se zbulimi i alienëve  është një çështje kohe. “Duke marrë parasysh të gjitha aktivitetet dhe misionet që janë specifikisht në kërkim për dëshmi të jetës aliene, ne jemi në prag të një prej zbulimeve më të thellë dhe të paprecedentë në histori”, tha Thomas Zurbuchen, administrator i asociuar i Drejtorisë së Misioneve Shkencore në NASA, përpara Komisionit të Kongresit për Shkencën.

Por ndërsa Zurbuchen dhe të tjerët në NASA janë entuziastë për perspektivat e gjetjes së jetës aliene, ata nuk kanë pretenduar që në fakt e kanë bërë këtë.

Është e vërtetë se eksplorimi hapësinor ka bërë përparime të mëdha në vitet e fundit. Që kur Kepler Space Telescope nisi punën në vitin 2009, ai ka zbuluar më shumë se 4000 planete të mundshme, duke përfshirë 30 që janë të ngjashëm në madhësi me Tokën, dhe potencialisht mund të mbështesin jetën.

NASA ka gjetur edhe prova të një sistemi tjetër të mundshëm diellor – një koleksion i mundshëm planetësh, që rrotullohen rreth një ylli të vetëm, i cili gjendet vetëm 39 vite-dritë nga Toka.

Në shkurt, ekipi i Spitzer Space Telescope tha se kishte gjetur një sistem me shtatë planete që rrotullohen rreth Trappist-1. Të gjitha ishin të ngjashme në madhësi me Tokën dhe tre e kishin vendndodhjen në të ashtuquajturën “zonë të banueshme” të një ylli, jo aq larg sa uji të ngrijë, as aq afër sa të digjet krejt si planet.

Studiuesit kanë qenë në gjendje madje, edhe të identifikojnë vendndodhjen specifike, ku jeta mund të ketë më shumë gjasa të ekzistojë jashtë Tokës. Anija kozmike e NASA-s, Cassini, në muajt e fundit të një misioni 20-vjeçar në fillim të këtij viti, pikasi Enceladusin, një hënë e akullt e Saturnit, si një vend kyç për eksplorim të mëtejshëm.

Sipërfaqja e hënës është e mbuluar nga një oqean i mbështjellë në një guaskë të trashë akulli. Por Cassini gjithashtu vërejti se Shtëllunga e gazrave, duke përfshirë hidrogjenin, dilte nga ai vend dhe  ngjitej në hapësirë. Hidrogjeni është bllok ndërtimi jetik për jetën e mikro-organizmave, gjë që sugjeron se mund të ketë një formë jete në Enceladus.

Por, pavarësisht nga të gjitha këto përparime, jeta jashtëtokësore mbetet një mister. Drejtori i NASA-s, Charles Bolden, i tha nxënësve britanikë në vitin 2015 se ai besonte se “një ditë do të gjejmë forma të tjera të jetës apo një formë të jetës, në mos në sistemin tonë diellor, të paktën në disa nga sistemet e tjera diellore”.

Por Bolden nuk pranoi të vendosë një afat kohor për një zbulim të tillë dhe ekspertë të tjerë, duke përfshirë astrofizikanin popullor Neil DeGrasse Tyson, e vendosin të paktën 50 vjet larg.

Shkencëtarët më optimistë kanë thënë se mund të ndodhë më shpejt. Këto përfshijnë shkencëtaren kryesore të NASA-s, Ellen Stofan, i cili tha në vitin 2015 se ajo mendonte se studiuesit do të gjenin “tregues të fortë të jetës përtej Tokës brenda një dekade dhe mendoj se do të kemi dëshmi përfundimtare brenda 20 deri 30 vjetësh”.

Stephen Hauking, i cili kohët e fundit ka thënë se njerëzit duhet të gjejnë planete alternative për të jetuar, ka paralajmëruar se nëse format e jetës aliene mbërrijnë në Tokë, qeniet njerëzore duhet të jenë të kujdesshme, në mënyrën se si do të reagojnë.

Dhe ndërsa studiuesit e hapësirës janë pranë gjetjes së identitetit të jetës jashtëtokësore, teleskopët e tanishëm nuk u lejojnë atyre të vënë në dukje gjurmët kimike të gishtërinjve” – gjurmët e ujit dhe gazrave që tregojnë jetën, të njohur si biofirma – në planete jashtë sistemit diellor.

Kjo së shpejti do të ndryshojë. Në vitin 2018, NASA do të nisë teleskopin James Uebb Space, një pajisje ultra-sensitive, që do të thotë se ata do të jenë në gjendje të vëzhgojnë gjurmë të jetës jashtëtokësore, nëse ato ekzistojnë.

Nëse NASA tashmë do të kishte gjetur dëshmi të jetës së huaj, nuk ka gjasa që ata të rrinin duarkryq. Zbulimi do të ishte një fitore e jashtëzakonshme politike për Shtetet e Bashkuara, e ngjashme me fitoren e të ashtuquajturës garë hapësinore kundër Bashkimit Sovjetik të atëhershëm, në korrik 1969, kur Neil Armstrong zbriti në Hënë. / Newsweek – Bota.al

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button