Gruevski do të takohet me Nimicin, por prapa dyerve të mbyllura

VMRO-DPMNE dhe lideri i saj, Nikolla Gruevski, sot në ora 14:30 do të mbajnë takim me përfaqësuesin special të OKB-së, për bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic, por e njëjta do të zhvillohet prapa dyerve të mbyllura, njofton Portalb.mk.

“Do të ketë takim mes VMRO-DPMNE-së dhe ndërmjetësuesit, Methju Nimic, por takimi do të jetë i mbyllur për mediat”, deklaroi shkurt për Portalb.mk, drejtori i Qendrës për Informim të VMRO-DPMNE, Ivo Kotevski.

Ndryshe, ndërmjetësuesi, Nimic, është në vizitë treditore në Maqedoni për të riaktualizuar bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit. Nimic, dje u takua me presidentin, Gjorge Ivanov, sot me kryeministrin Zaev, ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Pas takimeve në Shkup, që pritet të mbarojnë nesër, Nimic do të udhëtojë në Athinë.

LEXO: Çështja e emrit, ndërmjetësi Nimic: Jam i inkurajuar nga gatishmëria e Maqedonisë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button