Dimitrov: Me Greqinë bisedojmë me agjendë të hapur dhe pa paragjykime

Në takimin ndërmjet Përfaqësuesit special të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov është biseduar për takimin që ky i fundit pati në Athinë duke bërë të ditur me Greqinë bisedojnë me agjendë të hapur dhe pa paragjykime, njofton Portalb.mk.

“Ministri i Jashtëm në këtë takim ka përsëritur gatishmërinë e Maqedonisë për thellim të marrëdhënieve bilaterale edhe në të ardhmen, të bazuara në fqinjësi të mirë, e cila është në interes të stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik të rajonit me çka ka informuar për bisedimet me faktorin politik dhe shtetëror gjatë takimit të tij në Athinë, duke vlerësuar se në bisedimet me Greqinë janë me agjendë të hapur dhe pa paragjykime”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Njëkohësisht Dimitrov ka theksuar edhe rëndësinë e zbatimit të masave për krijimin e besimit si dhe nevojën për ndërveprim ndërmjet të rinjve të të dyja shteteve.

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, në takimin Dimitrov-Nimic janë shkëmbyer mendimet për përparim të mëtutjeshëm në dialogun ndërmjet dy shteteve nën dritën e aspiratave evropiane dhe euro-atlantike si dhe kanë theksuar nevojën për përforcim të komunikimit në nivelin politik si dhe intensifikimin e shkëmbimit ekonomik dhe bashkëpunimit sektorial.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button