Facebook, luftë edhe më të ashpër ndaj ‘fake news’

Facebook forcon luftën e tij ndaj dezinformimit online duke dashur të jetë platformë e pastër në profilet e 2 miliardë përdoruesve të saj nga linqet, artikujve sensacionalë, urryes, përmbajtjeve “të pavërteta” të shpërndarë në mënyrë masive nga disa llogari, transmeton Top Channel.

Më herët kompania ka bërë të ditur një përditësim të algoritmit që do të shërbejë për të deklasifikuar këto lloj lajmesh në rrjetin social, duke i treguar ato me fluks më pak të frekuntueshëm.

“Studimet e brendshme tregojnë se një grup personash në platformë që në mënyrë të përsëritur shpërndajne sasi të madhe postimesh publike çdo ditë, në fakt mbushin me ‘spam’ fluksin e lajmeve përdoruesit.  Linqet e shpërndarë në këtë mënyrë kanë tendencën të kompromentojnë përmbajtjen me cilësi të ulët, titull misterioz, sensacional apo dezinformues”, thotë Adam Mosseri.

Ja pse thotë Mosseri më tej, “duam të reduktojmë ndikimin e këtyre ‘spammer’ dhe të deklasifikojmë linqe që shpërndahen më shpesh se sa ato të shpërndarë në mënyrë ‘normale’, jo domosdoshmërisht në mënyrë masive”.  Kompania deklaron se ky është vetëm një nga sinjalet që do të merretn në konsideratë për deklasifikimin e një postimi.

Përditësimi është vetëm mjeti i fundit i adoptuar nga Facebook muajt e fundit në luftën kundër “fake news”dhe dezinformimit në rrjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

rolex replica paypal patek philippe
VERZIONI DESKTOP