Renova interesohet për brazilianin Llukas Meirelesh

Skuadra e Renovës tani më një javë që ka filluar më stërvitjet, njëkohësisht ka filluar të mendojë edhe për të përforcuar skudrën. Pas largimit të trajnerit Qatip Osmani dhe ndihmësit e tij Bashkim Livoreka dhe Bujar Islami, futbollistët po stërviten nën urdhrat e trajnerit Vllatko Kostov, i cili po planifikon të freskojë ekipin edhe me disa futbollist.

Emri i fundit që përflitet të jetë pjesë e Renovës, është braziliani 21 vjeçar Llukas Markos Meirelesh, i cili gjatë gjysmë sezonit të kaluar ishte pjesë e Makedonija Gj.P, skuadër kjo që tani më është në kategorinë e dytë. Sipas gazetës “Makedsonski Sport”, transmeton Portalb.mk, thuhet se Kostov e ka pëlqyer brazilianin edhe pse ky i fundit kishte vetëm 11-t paraqitje me skuadrën nga Shkupi, prej të cilave katër herë si titullar, por loja e tij ka qenë e mirë dhe se ka nevojë edhe për pak kohë që të adaptohet në futbollin që luhet në Maqedoni.

Deri më tani Renova përveç se ka sjell trajneri Kostov, është përforcuar edhe me portierin kroat që luante te Bregallnica, Matija Kobetiq dhe Lavdrim Skenderin i cili ps nj aventure te Ferizaji rikthehet në folenë e vjetër te Renova. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button