Gjykata Themelore vendosi, nuk ka paraburgim për Gruevskin dhe bashkëpunëtorët e tij

Gjykata penale vendosi se nuk ka paraburgim për ish kryeministrin Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt Mile Janakieski, Gordana Jankullovska dhe sekretarët e përgjithshëm të qeverisë, Martin Protugjer dhe Kirill Bozhinovski, të gjithë të akuzuar për ryshfet në zgjedhje, si dhe shkelje të së drejtës për të votuar. Gjykata për ato solli vendim që të akuzuarve t’u merret pasaporta dhe një herë në javë të paraqiten në Gjykatë.

Lidhur me vendimin e Gjykatës Penale Prokuroria Speciale Publike a të drejtë të ankohet në Gjykatën e Apelit.

 

*************

Gjykata Penale në Shkup sot do të vendos se a do ta pranojë kërkesën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për paraburgim të ish kryeministrit të Maqedonisë dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevskit, ish ministren e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, ish ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, shefin e kabinetit të ish kryeministrit Gruevski, Martin Protugjer dhe Kirill Bozhinovski në lidhje me rastin “Titanik”, njofton Portalb.mk.

Gjykata deri më dje ka refuzuar 13 kërkesa për paraburgim nga 18 të kërkuara në lëndët e Prokurorisë Speciale Publike të cilat u dërguan në Gjykatë duke filluar nga dita e enjte.

E vetmja masë e përcaktuar nga Gjykata Themelore Shkupi 1 ishin masa e kujdesit, marrje e dokumenteve të udhëtimit si dhe paraqitje e të akuzuarit çdo të hëne tek personi i autorizuar zyrtar.

Pasaporta u është marrë ish drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Sasho Mijallkov, ish zëvendëskryeministrit, Vlladimir Peshevski, ish ministres për Kulturë, Elizabeta Kançeska Millevska, kryetarit të Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski dhe ish drejtorit të Drejtorisë së Pestë në DSK, Goran Grujovski.

Prokuroria Speciale Publike paralajmëroi se do të ankohet për refuzimin e kërkesave për paraburgim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button