Sugareski: Në autostradën Kërçovë-Ohër, shpenzime shtesë 120 milion euro

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski prezantoi analizën fillestare për gjendjen e projektit për ndërtim të autostradës Kërçovë-Ohër, sipas të cilës, puna e papërgjegjshme ka shkaktuar shpenzime shtesë prej 120 milionë eurosh.

Gjatë vizitës tek pjesa e autostradës në ndërtim tek tuneli mbi Burim të Këçovës, Sugareski informoi se për shkak të planifikimit dhe realizimit të keq, një prej problemeve më të mëdha tek trasetë tokësore është paraqitja e shembjes dhe rrëshqitjes së dheut, gjegjësisht zhvendosje e pjesëve anësore të rrugës dhe ngarkimi i aksit. Kjo dukuri, siç tha, është më drastike në aksin Kërçovë – Presekë, gjegjësisht nga kilometri i 12-të deri në të 18-tin.

Ministri i Transportit tha se mjetet fillimisht të projektuara prej 29.828.637 milionë euro për tunelin janë rritur më shumë se dyfish, në 88.930.000 euro sepse për shkak të mangësive në projekt nga aspekti i punëve të pamjaftueshme gjeoteknike dhe hulumtuese në fazën e realizimit është bërë ndërrim i shtresës mbrojtëse të tunelit në kategorinë më të rëndë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button