Rama dëgjesa me qytetarët

Кryeministri Edi Rama ka vendosur që të jenë dëgjesat me qytetarët dhe konstatimet e marra prej tyre ato mbi të cilat të përqëndrohet strategjia qeverisëse për katër vitet e ardhshme. Për të punuar mbi këtë drejtim, Rama ka thirrur paraditen e të hënës deputetë të zgjedhur bashkë me kandidatët e garës për parlamentaret e 25 qershorit, si dhe drejtuesit vendorë të Partisë Socialiste për t’i njohur me mënyren se si do të zhvillohen këto dëgjesa. Ishte vetë kryesocialisti Rama ai I cili bëri publik këtë nismë përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Mesa duket, për përfaqësuesit socialistë sezoni veror nuk ka ardhur ende, pasi edhe gjatë muajit korrik ata do të jenë në takime intensive me qytetarë në çdo qark për të dëgjuar prej tyre ankesat, problematikat që I kanë shoqëruar gjatë katër viteve që shkuan. Por njëherësh në këtë tur dëgjesash, me rëndësi është përthithja e propozimeve mbi atë çfarë duhet përmirësuar në vijim, transmeton ABC news.

Grupet e punës në çdo qark të Partisë Socialiste kanë kohë deri në fund të korrikut për të mbledhur të gjithë informacionin e nevojshëm. Në bazë të propozimeve nga secili prej tyre do të ndërtohet dhe paltforma qeverisëse. Mësohet se përmes këtyre dëgjesave, qytetarët do të anketohen dhe për emrat që do të donin të ishin pjesë e kabinetit të ri qeverisës.

Gjithashtu, sipas vetë Ramës, një aspekt i rëndësishëm i këtij do të jetë mbledhja e të dhënave për punën e zyrave të administratës shtetërore. Për këtë qëllim do të përdoret edhe mbledhja e informacionit online nga njerëzit e zakonshëm, lidhur me zyrat e shërbimeve për publikun dhe punonjësit e drejtuesit e tyre.

Pas këtij turi 30-ditor, shpjegon Rama, të gjitha të dhënat e mbledhura për institucionet dhe zyrat e shtetit do të analizohen imtësisht qark për qark.

Mbi bazën e tyre do të përgatitet një raport ku do pasqyrohet cilësia e punës, niveli i shërbimit dhe reputacionit publik të çdo dege të administratës shtetërore e të çdo drejtuesi përkatës.

Ky raport do të jetë në tryezën e qeverisë së re që në ditën e parë të punës, si një nga dokumentat bazë që do t’i shërbejnë, e mbyll statusin Rama, ssipas të cilit do ti shërbejnë operacionit të çuarjes së tepsisë për skrap.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button