Tramp sërish i sulmoi gazetarët dhe mediat amerikane

Presidenti amerikan Donald Tramp dje e ripërtëriu “tuiter luftën” e tij me mediat amerikane, duke filluar me sulme ndaj dy moderatorëve televiziv, dhe përfunduar me gjykim të gjërë të mediave gazetareske në përgjithësi, transmetuan mediat amerikane.

Tramp ditën e shtunë e filloi në klubin e tij për golf në Nju-Xhersi me tuite kritike për Xho Skarbaron dhe Mika Bzhezhinskin nga En-Bi-Si, duke e quajtur Skarbaron si “I Çmenduri Xho” (Crazy Joe), ndërsa për Bzhezhinskin shkroi se është “budalla si gurë” (dumb as rock). Në mbrëmje presidenti dërgoi disa tuite grindëse për mediat në përgjithësi. Sipas tij, “mediat e falsifikuara dhe mashtruese” (fake and fraudulent) me këmbëngulje pohojnë se ai duhet të heq dorë nga rrjetet sociale. Tramp. megjithatë, përmendi se zgjedhjet presidenciale i ka fituar falë mediave sociale.

Tramp e sulmoi edhe cakun e tij të preferuar për sulme – Si-En-En-in, duke shkruar në Tuiter se mendon që të fillojë ta quajë këtë televizion “mashtrues”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button