Gjykata refuzoi edhe kërkesën për paraburgim të Mijallkovit dhe Grujovskit

Këshilli Penal në kuadër të Gjykatës Themelore Shkupi 1 ka refuzuar kërkesa për parashtrim të masës së paraburgimit të të akuzuarve në rastin “Target” dhe “Titanik” dhe për të njëjtët është vendosur për masë kujdesi, paraqitje e tyre në gjykatë çdo të hëne dhe marrje e dokumenteve të udhëtimit, njofton Portalb.mk.

Siç njoftojnë nga kjo gjykatë, për të akuzuarit S.M., G.G., N.N., N.B. dhe E. XH., është vendosur masë kujdesi dhe marrje e dokumenteve të udhëtimit dhe ndalesë për nxjerrje të dokumenteve të reja.

Ndërkaq për të akuzuarin me iniciale T.J., detyrim që çdo të hëne të paraqitet te personi i autorizuar.

Siç kuptojnë nga NOVA TV mbrëmë nuk janë marrë parasysh as edhe lista me gjykatës të cilët përmenden nga ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska gjatë bisedës telefonike me Sasho Mijallkovin. Kjo telefonatë ishte pjesë e “bombave” të publikuara më 2015-n nga lideri i Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë, Zoran Zaev.

Krahas refuzimit të parashtrimit të masës së paraburgimit, për të lartpërmendurit nuk është caktuar as masë e kujdesit.

Masë e kujdesit është caktuar vetëm për njërën nga të punësuarit e administratës në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim.

Ja çfarë kërkoi PSP për rastin “Titanik”.

222222222

 

Ja çfarë kërkoi PSP për rastin “Target”.

9999999999

 

Përndryshe, të premten në mbrëmje rreth orës 21.40 Gjykata Themelore Shkupi 1 nga Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka pranuar lëngën “Titanik”, “Target” dhe “Fortesa”. Në këto raste të dyshuar janë lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) Sasho Mijallkov. PSP kërkoi paraburgim për Gruevskin dhe Mijallkovin.

Lëndët “Target”, “Titanik” dhe “Fortesa”, siç kumtuan dje nga kjo gjykatë, janë pranuar nga gjykatësit Ivica Stefanovski dhe Goran Boshevski. Këto janë ndarë në bazë të sistemit elektronik të udhëheqjes së lëndëve nga ku kërkohet edhe përcaktim i masës për paraburgim.

Ndryshe, dje Gjykata, nga 18 kërkesa të parashtruara nga Prokuroria Speciale Publike, refuzoi 8 prej tyre. Nuk u miratuar as një masë paraburgimi, por vetëm masë e kujdesit, marrje e dokumenteve të udhëtimit dhe paraqitje në gjykatë çdo të hëne. Për këtë nesër do të reagojnë nga PSP-ja.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button