Ramush Haradinaj: Ju faleminderit dhe na priftë e mbara

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe i nominuari i koalicionit PDK-AAK-Nisma për kryeministër, i ka falënderuar të gjithë ata që e kanë votuar më 11 qershor.
Postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Te nderuar qytetarë të Kosovës, të nderuar votuesit e mi!

Mbështetja dhe vota që ma keni dhënë në zgjedhjet e 11 Qershorit, është besimi i Juaj i madh, pa të cilin unë nuk mund ta bëja as edhe një hap!

Nga zemra Ju faleminderit!

Megjithëse këto zgjedhje u mbajtën në rrethana të jashtëzakonshme dhe në kohën e vendimeve, që nuk jam shumë i sigurt që u kuptuan menjëherë e nga të gjithë, dyfishimi i votës suaj për mua, është nder por edhe përgjegjësi.

Ju siguroj se angazhimi im, kurrë dhe asnjëherë, nuk do të jetë në kundërshtim me interesin qytetar e shtetëror të Kosovës!

Do ta bëjë të pamundurën që besimin tuaj ta kthej në fuqi e përcaktim per zhvillimin dhe përparimin e Kosovës sonë të përbashkët!

Na priftë e mbara!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button