Gjykatësit Stefanovski dhe Boshevski pranuan lëndët për Gruevskin dhe Mijallkovin

Me të arritur lëndët e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) “Target”, “Titanik” dhe “Fortesa” mbrëmë në Gjykatën Themelore Shkupi 1, siç kumtuan sot nga kjo gjykatë ata janë pranuar nga gjykatësit Ivica Stefanovski dhe Goran Boshevski, njofton Portalb.mk.

Këto janë ndarë në bazë të sistemit elektronik të udhëheqjes së lëndëve nga ku kërkohet edhe përcaktim i masës për paraburgim.

Siç njoftojnë nga Gjykatat Themelore Shkupi 1, lëndët janë dorëzuar për punë në Këshillat Penal të cilët duhet të njoftojnë për kërkesat e PSP-së.

Nga Gjykata bëjnë të ditur se për të gjitha këto lëndë, opinioni do të njoftohet me kohë menjëherë pasi që të merret vendimi sot.

Në këto raste të dyshuar janë lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) Sasho Mijallkov.

Në këto lëndë PSP kërkoi paraburgim për Gruevskin dhe Mijallkovin.

LEXO: Këto janë lëndët dhe personat kundër të cilëve PSP ka ngritur aktakuzë

LEXO: Specialja ngrit 17 akuza për 18 lëndë, kërkohet paraburgimi i funksionarëve të lartë VMRO-DPMNE-së (VIDEO)

LEXO: Gjykatat përpara sprovës për të treguar nëse do t’u bëjnë ballë trysnive të VMRO-DPMNE-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button