Edhe pas një viti, rasti i Almir Aliut pa epilog gjyqësor

Sot, më 1 korrik bëhen një vit që kur katërvjeçari nga Kumanova, Almir Aliu ndërroi jetë për tu varrosur ditën e nesërme, më 2 korrik, njofton Portalb.mk.

Mirëpo, edhe pas një viti, për shkak të obligimeve të punës të njërit prej avokatëve dhe arsyeve të tjera, ende nuk kemi një epilog për rastin Almiri në Gjykatën Themelore të Kumanovës si pasojë e anulimit të seancave kundër 31 vjeçarit Boban Iliq, të cilin Prokuroria e ngarkon se më 25 qershor të vitit të kaluar e ka mbytur, Almir Aliun katërvjeçar, pas një zënke verbale me babain e djalit në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë.

Në seancën e 29 qershorit të 2017 me kërkesë të avokatit të Iliqit, duhej të merret në pyetje Boban Iliq, por për shkak të obligimeve të punës së avokatit të të akuzuarit të dytë, të tretë dhe të katërt, seanca është anuluar për më datën 25 të muajit të ardhshëm. Në të njëjtin rast kundër babait të fëmijës, Sedat Aliu dhe dy familjarëve të tij Sami Demiri dhe Abdulla Aliu është shtruar aktakuzë për vepër penale “dhunë”.

Në lidhje me të akuzuarin, babai i Almir Aliut ka kërkuar burgim të përjetshëm, pasi siç shprehet ai, nëse del nga burgi pas disa vitesh, sërish do e përsërisë veprën e njëjtë.

“Në qoftë se merret ndonjë vendim, dënim me vite atëherë edhe ato vite kalojnë shumë shpejtë dhe se ai përsëri do del nga burgu dhe se rasti që ma ka ndodhur mua mund ti ndodhë ndokujt tjetër, mund ti shtyp 1, 2, 3 fëmijë e kështu me radhë, për atë ne presim që ai të dënohet me burg të përjetshëm, e mos të jetë i lirë, mos ti ndodhë ndokujt tjetër pa marrë parasysh a është shqiptar apo maqedonas”, deklaroi Sedat Aliu, babai i Almir Aliut.

I akuzuari ngarkohet se më 25 qershor të vitit të kaluar ka shtypur me makinë Almirin në afërsi të Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë pas një zënke banale me babain e Almirit për radhë në shtëpinë e shëndetit, me ç’rast pas një jave, për shkak të lëndimeve të marra, fëmija katërvjeçar u është nënshtruar plagëve.

LEXO: Rasti i Almir Aliut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button