BE-ja nuk i komenton hetimet e PSP-së, por kërkon përgjegjësi për përgjimin

Nga Bashkimi Evropian nuk dëshirojnë t’i komentojnë aktakuzat dhe kërkesën për paraburgim nga Prokuroria Speciale në Maqedoni për përfaqësues të lartë politik të opozitës, por kërkojnë përgjegjësi për përgjimin. Këtë sot në deklaratë për MIA-n e theksoi zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiç, e cila në emër të Brukselit zyrtar kërkoi edhe bashkëpunim konstruktiv të pushtetit dhe opozitës në zbatimin e marrëveshjes së Përzhinës dhe të reformave, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

“Ne nuk komentojmë për hetimet dhe procedurat vijuese. Bashkimi Evropian e përsërit rëndësinë për konfirmim të përgjegjësisë për përgjimin dhe për përmbajtjen e tij. Gjithashtu vlerësojmë, përkujtojmë në rëndësinë e qeverisë dhe opozitës që të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive në zbatimin e marrëveshjes në Përzhinës dhe të reformave të mbetura, në interes të vendit dhe qytetarëve të saj”, porositi sot zëdhënësja Kocijançiç.

Nga Komisioni Evropian sot nuk dëshiruan të komentojnë se nëse është e njohur në të drejtën evropiane që të kërkohet paraburgim për të gjithë për të cilët është ngritur aktakuzë në disa lëndë, siç është rasti me 18 aktakuzat kundër 94 personave, me ç’rast për një pjesë të madhe prej tyre prokuroria Speciale e Maqedonisë dje kërkoi shqiptim të masës paraburgim. Kjo më shumë nëse kuptohet se qëndrim i standard i Unionit është se paraburgimi si masë duhet të merret si zgjidhje e fundit gjatë veprimit për lëndë të organeve gjyqësore në një vend. Gjithashtu, nga BE-ja nuk komentuan se nëse për liderët opozitarë në Maqedoni vlen rregulli i “prezumpcionit të pafajësisë”, duke pasur parasysh atë që emrat e të akuzuarve në veprimet e PSP-së tanimë janë publikuar në opinion dhe të njëjtëve t’u gjykohet para gjyqit aspak të mos ndërmerr çfarëdo lloj hapi.

Në të njëjtën kohë, nga Komisioni Evropian u përgjigjën edhe në pyetjen se është problem që në rastin me Maqedoninë, një nënkryetar i partisë politike është edhe ministër i Punëve të Brendshme, duke theksuar se “ky është rast edhe me shumë vende evropiane dhe ky nuk është problem nëse ai i cili e ushtron funksionin e respekton bën ndarje midis aktiviteteve ministrore nga ato partiake”, theksoi zëdhënësi Maja Kocijançiç. Sipas saj, ky nuk ka qenë rast në të kaluarën në Maqedoni për çfarë arsye BE-ja dhe ODIHR-ja kanë shprehur “shqetësim për shkak të mjegullimit shtetëror-partiak“.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button