Qeveria me vendime për borxhin e Hekurudhës dhe pagat në Eurokompozit

Qeveria solli vendime për tejkalimin e problemeve në ndërmarrjet në pronë shtetërore “11 Tetori Eurokompozit”, ku të punësuarit mbajnë grevë për shkak të pagave të papaguara, edhe HM Transport sha Shkup llogaria e së cilave mund të bllokohet për shkak të borxheve ndaj MEPSO-s dhe ELEM.

Në seancën e mbrëmshme qeveritare, është autorizuar zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane dhe koordinim me resoret ekonomike, Koço Angjushev, në emër të Qeverisë të nënshkruaj marrëveshje midis udhëheqësisë së Eurokompozit dhe përfaqësuesve të sindikatës së qytetarëve SEIR. Me marrëveshjen secila prej palëve do të obligohet ta realizojë pjesën e vet prej obligimeve të ndërmarra dhe ndërmarrja do të vazhdojë me punë, ndërsa të punësuarit do të mund të marrin pagë.

Me vendimin e Qeverisë gjithashtu ndihmohet që llogaria e ndërmarrjes Hekurudhat e Maqedonisë SHA Shkup të mos bllokohet, që të mos mbeten të punësuarit pa paga, për shkak të borxheve të mëdha të kësaj ndërmarrje ndaj SHA ELEM dhe SHA MEPSO dhe kanosjes për zbatim të detyruar. Është sjellë vendim që të rekomandohet që ndërmarrja përmes takimeve të ndara me dy kompanitë bashkërisht ta përcaktojë gjithë gjendjen e marrëdhënieve kreditore dhe të qaset ndaj gjetjes së zgjidhjes me marrëveshje si dhe për këtë menjëherë ta njoftojnë Qeverinë.

Është vendosur, siç është theksuar në kumtesën e shërbimit qeveritar për informim t’i rekomandohet SHA MEPSO të sjellë vendim për tërheqjen e propozimit për zbatimin e detyrueshëm të pagesës kundër HM Transport SHA Shkup dhe për këtë MEPSO menjëherë ta informojë Qeverinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button