Sulmet ndaj Hashim Thaçit, për shkak qëndrimit të tij ndaj islamit

Dallimisht nga ajo që mund të mendoni, ky shkrim nuk ka objektiv mbrojtjen e imazhit të kryeministrit të Kosovës, por është një rishqyrtim i akuzave të pamatura dhe trashanike që po bëhen ndaj Hashim Thaçit. Arsyja pse shkruajta shkrim në përkrahje ndaj tij, është se në bazë të asaj që ai sulmohet, ka të bëjë me një temë që jo vetëm kryeministri i Kosovës po shihet se shqetësohet, por edhe shumica e popullit janë ata që ndajnë shqetësimet e njejta, fakt që iu djeg shumë disave.

Nga ky rrasti i fundit, konfirmohet dyshimi i z. Kim Mehmeti, i cili u shpreh duke thënë se, në Kosovë, të flasesh për Islam, nuk je i toleruar. Vitet e fundit, akuzat e përditshme ndaj myslimanëve po ia ndërlikojne orientimin rinisë, për rezolucionin e besimit të tyre. Tek predikuesit e anti-Islamizmit, alarmoi menjëherë ky “skandal”, dhe si zakonisht, me keqardhje, mendimi i tyre ndaj një individi bazohet vetëm te një deklarate të tij. Edhe pse Thaçit nuk i intereson feja, ai sot po bombardohet me etiketime të kalibrit injorant, si “vehabist”, “islamist”, “ekstremist” e të tillë. Sikur Thaçi, por edhe zëvendësministri i Jashtëm, Petrit Selimi, janë njerëz që nuk iu intereson feja, mirëpo fenë mund ta perdorin si strategji për të arritur diçka. Për shembull, rrasti i Petrit Selimit, ka të bëjë me qasjet e tij me serbët, ku dhe ne rrjetin social “Twitter” i akuzoi ata duke ju thënë se “ju jeni përgjegjësi per shkatërrimin e 200 xhamive në Kosovë”. Tani poashtu dhe Hashim Thaçi thotë se Islami pësoi dëm të madh nga Serbia. Mirëpo, praktikisht, asnjëri prej tyre nuk janë njerëz që bënë diçka për xhami e fe. Petrit Selimi është i ndikuar nga idetë agnostike/ateiste dhe të “modernizmit”, se duhen përkrahur paradat e homoseksualëve, ndërsa shaminë e shohin si kërcënim ndaj laicizmit. Po të ishte njeri që e don fenë, z. Kryeministri, së paku do të ndërmerte ndonjë iniciativë në lidhje me shaminë apo me gjendjën sociale të myslimanëve në Kosovë. Sidoqoftë, në këtë shkrim do të shpjegoj se a duhet shqiptarët të shqetësohen per xhamitë, dhe çfarë na thot historia jonë në lidhje me këtë temë, e cila po ngre debate dhe divergjenca të shumta.

Parathënja për librin mbi shkatërrimin e trashëgimisë islame në luftën e Kosovës 1998-1999 nga Hashim Thaçi e shkruar në Maj të vitit 2012, në fjalë tregon se si lufta e Kosovës, pësoi në dëme të mëdha për trashëgiminë islame. Ai tregon se rreth 40 % e xhamive u shkatërruan, ku disa prej tyre datonin prej nga shekulli 15-16-të, dhe shumë pazare dhe kulla të vjetra të cilat ishin trashëgimi kulturore.

Ashtu siç u shkatërruan objektët e trashëgimisë islame në 1998-1999, u shkatërruan më parë edhe nga vet shqiptarët, atëherë në kohën e “zogistëve” dhe “enveristëve”. Falë Zotit, ne sot kemi arkitekturën osmane të Beratit, e cila u regjistrua në listën e U.N.E.S.C.O.-së.

Xhamiat kanë luajtur rol shumë të rëndësishëm në historinë e shqiptarëve. Me fillimin e ndërtimit të xhamive, filloi dhe konsolidimi i shqiptarëve si popull. Sipas intelektualëve shqiptarë si Abdi Baleta, Muhamed Pirraku por edhe sipas islamofobëve si Faik Konica, theksohet se Islami ishte faktor shumë i rëndësishëm tek shqiptarët për diferencimin nga popujt fqinje. Shqiptaret u adaptuan me vetë pëlqimin e tyre me islamin, dhe u bënë sundues në shumë vende në tre kontinente të ndryshme. Osmanët erdhën këtu me ftesën e princave lokal shqiptarë. Njëri prej tyre ishte Karl Topia. Kishte dhe shqiptarë që pranuan islamin edhe para ardhjes së osmanëve, si për shembull Jakup Shpata, që ishte nga principata e Artës.

Ata meqë përqafuan islamin, dhe si myslimanë kishin një status më të privilegjuar në Perandorinë Osmane, ata ndërtuan shumë xhami, si në trojet shqiptare, por edhe jashtë tyre. Sa për indikacion, kemi një xhami ne Pécs, Hungari, xhaminë e shqiptarit Jakovali Hasan Pasha. Por disa studiues të sotëm, që i referohen historisë me neglizhimin e identitetit islam dhe selektivitetit të saj vetëm ndaj historisë katolike dhe para katolike(pagane), ata në lidhje me xhamitë që ndërtuan shqiptarët nuk u interesuan fare, por u munduan vetëm të shqiptarizojnë kisha të ndryshme, ku shumë prej tyre nuk kanë lidhje me shqiptarët. Shqiptarët ishin të lidhur ngushtë me Islamin, vet fakti që, nga fillim vitet e shekullit 20-të, kur shqiptarët filluan të emigrojnë për në Amerikë, për shkak kushteve jo të mira dhe rrezikut nga shtetet fqinje, ata ndërtuan xhaminë e parë në Amerike, më saktësishtë në Maine, në vitin 1915.

Shqiptarët e sodit, dallojnë nga ata të para 100 viteve. Sot shumë prej nesh, edhe pse nuk praktikojmë Islamin siç duhet, duhet të pranojmë historinë ashtu si është në të vërtetë, me objektivitet. Por problemi qëndron këtu se historia është shëndrruar në mjet për interesa politike.

Elementet e identitetit Islam tek shqiptarët vërehen në shumë raste në histori.
Krijimi i shtetit shqiptarë, parashikohej si krijimi i një shteti islamik, dhe kjo ide sulmohej fuqimisht nga serbët, nga shqiptarët nacionalistë krishterë dhe pseudomyslimanët bektashi të “rilindjes kombëtare”, të cilët realisht ishin dhe masonë, si për shembull vëllezërit Frashëri. Para ndarjës së shqiptarëve nga Perandoria Osmane, shumica prej tyre ishin kundër për ndarje, sepse sipas tyre ishte tradhëti të ndahen nga kalifati, ku e kemi të qartë në vendimet e Lidhjes së Prizrenit. Por e kemi dhe faktin te kujtimet e Ismail Qemalit, ku ai tregon se si durrsakët e akuzuan atë për tradhtare, kur ai mendonte ta shpall pavarësinë në Durrës. Poashtu shqiptarët ishin dhe kundër alfabetit me shkronja latine, të cilin elita laike shqiptare pretendonte ta implementone mbi popullin shqiptarë. Për këtë arsyje kishte dhe protestime nga shqiptarët sepse refuzonin atë alfabet për shkak se e quanin haram. Për këto kemi dhe deshmitë nga Hasan Kaleshi. Meqenëse shqiptaret alfabetin latin e konsideronin haram dhe ishin mësuar me atë arab/osman, ata nuk pranonin dhe shkollimin në shkollat shqipe laike që u hapën ne fund të shekullit 19-të, por sot neve nuk na tregohet kjo, por na thuhet se turqit ndaluan mësimin e gjuhës shqipe.

Shkaku që sot shumë shqiptarë kanë lënë menjanë fenë, është për shkak të faktorëve negativ de-islamizues që zhvilluan shqiptarët nacionalistë që kapën fatin e popullit për bishti; pastaj diktatura e Ahmet Zogut, diktatura e Enver Hoxhës dhe diktatura e sotshme e ideve demokratike perëndimore, që përparimin e vendit e shohin me eleminimin e Islamit. Sot shqiptarët po përjetojnë një “rilindje të Islamit”, dhe islamofobët duan të pëlcasin nga inati. Por ky identitet nuk mohohet, sado i vogël që të shihet sot, sepse në e dimë mire se si Ahmet Zogu e largoi ferexhen me dhunë dhe përdorimin e alfabetit arab, por pastaj si dhe Enver Hoxha luftoi mjekrat, shamitë por dhe namazin që bënin myslimanët nëpër shtëpitë e tyre, ku kemi raste që shqiptarët të shpërngulen në mal me vite për shkak se nuk donin ta humbasin Islamin. Mund të tregoj me qindra fakte që dëshmojnë se shqiptarët e mbrojten Islamin me përkushtim të madh, derisa inercia e tyre nuk i ka përshkuar duke i bërë injorant.

Njerëzit që sulmojnë xhaminë, si Dardan Gashi, Kimete Berisha, Fahri Xharra, duhet ta dijnë mirë se ato xhami ishin inciues të kryengritjeve masive të shumta. Gani Geci, në librin e tij “Lufta pa maska”, tregon një rast se si një hoxhë iu ndihmonte qe ti fshehin armët në xhami. Në luftë kundër padrejtësive u ngriten dërmueshëm hoxhallarët që dilnin nga xhamitë, të cilët islamofobët sot po i shajnë dhe i akuzojne për arabë dhe antishqiptarë. Rreth 30 hoxhallarë mendohet se kanë ra dëshmorë në Luftën e Kosovës. Por disa njerëz që iu pengon ky fakt, mundohen dhe të shpifin ndaj tyre, ku për hoxhë Shefqet Krasniqin thanë se ai po gënjen, kinse ai nuk paska qenë në luftë fare. Si kundërpërgjigje ndaj shpifjeve të tilla, përgjigjët Xhezair Shaqiri, i njohur me nofken “Komandant Hoxha”, i cili tregon se ai e ka takuar z. Krasniqin gjatë zhvillimëve në luftë.
Xhamitë ishin ata që ruajtën identitetin shqiptarë, por në një kohë ndihmuan edhe zgjerimin e popullit. Për shembull, sot në Shkup, vendi ku unë jetoj, nëse një maqedonas ortodoks konvertohet në mysliman, shumë shqiptarë do të thonë “u bë shqiptar” për faktin se ai nuk pranohet më nga shoqeria maqedonase si më parë, dhe shoqerohet më shumë me shqiptarë myslimanë. Sot xhamitë janë vendet ku bëhet falja e gjakut, duke larguar armiqësinë ndër shqiptarët. Sado që të jetë i hidhur ky fakt per dikë, Islami ndihmoi shumë ne zgjerimin dhe mbrojtjen e popullit shqiptarë, ky eshte realiteti, emocionet duhet lënë anash.

Si përmbledhje mund të konkludoj duke thënë se akuzimet ndaj Thaçit si “islamist” janë gomarllëke të mirëfillta, të pa argumentuara. Eshtë interesante për faktin se edhe serbët e sulmojnë Thaçin, me pretekstin se kinse ai me Sali Berishën kanë përhapur radikalizmin Islamik te shqiptarët. Ekziston një faqe serbe: “savekosova”, të cilët nëpërmjet analizave të tyre mundohen ta justifikojnë luftën e 99-ës. Siç e ceka më parë, Thaçi nuk jep mund për islamin tek shqiptarët fare, akuzat ndaj tij si “islamist” janë të kota. Arroganca e tyre ështe bërë bajat. Ata po ia mohojnë te drejtën e shprehjes popullit, dhe këtu bëhet fjalë për një besim ku bëjnë pjesë shumica e popullit, por atyre nuk ju intereson. Mundohen me “studime” të kota ta dëshmojnë se kinse ajo fe ju erdhi me dhunë dhe nuk keni nevojë ta praktikoni më.

Dhe kështu ndodhi që ata filluan të mbjellin nostalgji për historinë para Islame, për katolicizmin, siç tregon dhe Fatos Lubonja se ata mundohen ta katolizicojnë edhe figurën e Skenderbeut, për t’u bërë vartës të perëndimit. Sot injorantëve iu pengojnë xhamitë e sulltanëve, si xhamia e Mehmet Fatihut, por nuk iu pengon fare se si disa “studiues” idiotë i shqiptarizojnë figurat historike serbe, si Car Llazari apo Car Dushani. Para se t’iu vërsulen xhamive, këta harbutë, le ta vendosin gishtin në kokë, dhe le të mendojnë mirë se vizituesit e atyre xhamive po i mbajnë në këmbë si popull, se po që se do të mundohen ti largojnë xhamitë, atëherë ata vetvetiu ia bëjnë varrin vehtes. Ibn Kajjim, një mysliman që xhaminë e kishte shtëpi të dytë, thoshte: “Fjala është robi yt, momentin që del fjala nga goja jote, ti bëhesh rob i fjalës tënde.”. E, mësa duket, këta nacionalist nuk e kan kuptuar se masakra historike që po bëjnë me kaq përkushtim do t’ju kushtoj rrëndë ndonjë dit.

Lajme të ngjashme

Back to top button