Louboutin prezanton sandalet për të gjitha nuancat e lëkurës

Vetëm katër vite më parë Christian Louboutin nxorri në treg koleksionin e tij ‘Nude’, një linjë me pupa balerina në pesë tonalitete ngjyrë nude. Që atëherë, ky brand e zgjeroi linjën deri në shtatë nuanca të pupave balerina, të cilat u quajtën ‘Solasofia’, transmeton Bordo.al. 

Sot, Louboutin e ka çuar koleksionin një hap më tutje, duke shtuar edhe sandalet me takë të lartë, të quajtura ‘Christeriva’ dhe ‘Cherrysandal’. Modeli i parë përfaqëson një disenjo të stiletto-s me fjongo, frymëzuar nga balerinat. Ndërsa modeli i dytë përfaqëson sandale me një rrip te kyçi i këmbës dhe platformën e lartë.

Koncepti i Louboutin ‘Nude nuk është vetëm një ngjyrë, por një koncept’ i ofron femrave një mundësi tepër të përshtatshme për këpucë.

1498658067-jpg-cl-17-ss-nudes-sofia-mauro-8

sd-aspect-1498657064-nude

sd-aspect-1498657557-nude2

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button