Midis Qeverisë dhe platformës

Deputetët e përbërjes së re parlamentare i morën çertifikatat nga KSHZ-ja dhe verifikimi i ardhshëm zgjedhor duhet të bëhet brenda komisioneve dhe në foltoren e Parlamentit. LSDM i ka dorëzuar mandatet.SHBA dhe BEjanë në përpjekje për të gjetur alternativa dhe kombinime për ta shpëtuar vendin nga ‘kriza’.

Kampionët e zgjedhjeve parlamentare janë para shumë dilemave.Të shkelet mbi besën e dhënë parazgjedhore apo jo.Fundja kjo edhe nuk përbën ndonjë problem për kampionët dhe çertifikuesit e mandateve.

Qëndrimi brenda dhe jashtë pushtetit është sa mirë aq edhe keq.Kryeministri tha se kërkesat e BDI-së janë të tepëruara me çka ai kërkon që BDI të ‘zbresë’ më poshtë duke e vendosur para një situate të hyjë apo jo në Qeveri.

Ivanovi pengesë për bashkëqeverisje partiake!

Sipas deklaratave të  zyrtarë ve , takimet  e ish -Kryeministrit me BDI po ecin ngadalë dhe VMRO-DPMNE insiston që BDI si refuzuese e Ivanovit në fund  të vendosë ta pranojë atë si Kryetar apo të vazhdojë me kërkesat programore.

Tani si do të sillet BDI me gjithë atë fushatë parazgjedhore kundër ‘presidentit të një anshëm’ dhe si do të veprojë PDSH?
BDI, para faktorit ndërkombëtar tha se nuk do ta pranojë kandidatin e VMRO-DPMNE-së.Megjithatë , kur tashmë  kanë  filluar bisedat mes tyre, është si vështirë ta ‘rrotullojë’  këtë gjendje te elektorati në një tempo sportive,pra, BDI pro Ivanovit.
Pra, presidenti konsensual u solli shumë telashe ish -partnerëve qeveritar.Nga situata e vetë krijuar, një plan i realtë  se si të  dilet dhe të shkohet në mandatin tjetër është  vështirë  të  formulohet.
PDSH ishte në fillim për dhe kundër, por më  vonë  doli me kandidatin partiak për të  ballancuar faktorë të brendshëm.Nuk reagoi kundër Ivanovit dhe i ka filluar bisedimet.Këtë pengesë që BDI përpiqet aktualisht ta kalojë me Ivanovin,për PDSH-në nuk përbën ndonjë problem,pasi është deklaruar se do të përkrahë Qeverinë e re.
Sipas shtypit ditor,shtizat në Shkup thehen për çështjet e hapura partiake dhe vazhdimit të  fuqisë politike brenda grupeve të interesit.
Një deputet i Parlamentit gjerman theksoi së shumë çështje të  pazgjidhura në Maqedoni kanë lidhje me elitat dhe interesat grupore.
Në përgjithësi,BDI dhe PDSH janë në defanzivë dhe sa herë takohen me Kryeministrin  aq më shumëdefaktorizohen.”Largimi” i njërës ndoshta në shkallë të gjërë do të krijonte mundësinë për të biseduar më  mirë  dhe më  një  bazë  më  të  fortë  me partinë  fituese të palës tjetër.
Kjo paqartësi që është grumbulluar deri më tani, do t’ju jepte shans ndërkombëtarëve tu bënin presion partive politike dhe t’i përshtatin platformat qeverisëse-partiake.

Qeveria ,SHBA dhe liderët autokratë

Nga ky raport i krijuar, SHBA  dhe BE me siguri do të ushtrojnë presion mbi të gjitha partitë politike në Maqedoni për të arritur një konsensus të  gjërë kombëtar.
Involvimi i SHBA-ve është mëse i domosdoshëm për të mos lejuar destabilizimin e Maqedonisë,sepse sindromi dhe fryma e Krimesë nuk duhet të përhapet në rajon.
Lufta për pushtet në mes VMRO-DPMNE/LSDM dhe BDI/PDSH zhvillohet në një atmosferë  jo të mirë  rajonale
OSBE i theksoi të njëjtat probleme zgjedhore, ndërkaq SHBA dhe BE shkuan më larg duke i thirur palët drejt pajtimit kombëtar për t’i zgjidhur ngatëresat zgjedhore.
Por,shumë procese mund të lëvizin në kahje të panjohura dhe kjo do të varret nga vetë partitë politike që janë duke biseduar.A është shumë  me rëndësi se cila nga partitë shqiptare do të jetë pjesë e Qeverisë së re?
Partitë politike dhe liderët duhet të mësohen të qëndrojnë në opozitë apo edhe të jenë pjesë e pushtetit.Ashtu e ka demokracia.
Liderët nuk duhet të veprojnë si autokratë apo edhe të flasin si demokratë të rrejshëm.Është më rëndësi se pas formimit të qeverisë, liderët  dhe partitë politike të vazhdojnë të mbajnë përgjegjësi për zhvillimet pas zgjedhore dhe Qeveria e re nuk duhet ta humbë kursin.
Tensionimi i skenës politike, ka gjasa tu shërbëjë forcave që nuk dëshirojnë zgjidhjen e çështjeve të hapura të Maqedonisë gjatë mandatit 2014-2018.
Andaj është imperativ gjeopolitik që SHBA dhe faktorët tjerë t’i japin një shtytje procesit të nisur të partive politike për të formuar Qeverinë..
Se cila nga partitë politike do t’ju shërbejë proceseve të mbrapshta demokratike në Maqedoni,mbetët të vlerësohet nga organet vendore dhe faktori i jashtëm
Kuptohet se agjenda e ndërkombëtarëve duhet të jetë e përzgjedhur, duke u nisur nga zbatimi i reformave,korrupsioni,liria e mediave dhe  për një politikë të jashtme të  përcaktuar më qartë nga Qeveria e re.
Deputetët me mandat të ri dhe me çertifikata, para vetes kanë shumë çështje  të hapura.Maqedonia para dhe pas 27 prillit mund të mos jetë e njëjtë deri në shtator. / Selim Ibraimi / Inbox7

    

Lajme të ngjashme

Back to top button