Lëndët e PSP-së arritën në Gjykatën Penale (FOTO+VIDEO)

14.00- Ekipet e PSP-së sot pasdite pas konferencës për shtyp në të cilën prokurorja speciale Katica Janeva tha se ngrit 17 akuza kundër 94 personave fizik dhe 7-të personave juridik, filluan me dërgimin e materialit dëshmues në Gjykatës Themelore 1, njofton Portalb.mk.

Dëshmitë, të paketuara në kuti me kombi u transferuan në Gjykatën Penale, ndërsa siç paralajmëroi Janeva sot edhe nesër vazhdimisht do të dërgohen në Gjykatë për lëndët për të cilat janë ngritur akuza.

Prokurorja speciale theksoi se për procedimin nuk do të pritet përfundim të ferisë gjyqësore – e cila zakonisht fillon me 15 korrik, ndërsa përfundon në fillim të shtatorit, kështu që Gjykata duhet të fillojë menjëherë në afat prej 24 orëve me procedurat sepse ka lëndë urgjente për të cilat kërkohet arrestim të të akuzuarve.

LEXO: Specialja ngrit 17 akuza për 18 lëndë, kërkohet paraburgimi i funksionarëve të lartë VMRO-DPMNE-së (VIDEO)

Sjo dokazi 6   SJO dokazi 4   SJO dokazi 7

SJO dokazi 8  SJO dokazi 2    SJO dokazi 3

_____________________________________________________________________

12.30- PSP lëndët e paketuara i dërgon në Gjykatë Penale.

.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button