Nuk jemi të pëgatitur për arsimim sipas programit të “Kembrixhit”, duhet të anulohet

Mësimi i matematikës dhe i shkencave natyrore sipas programeve mësimore të përshtatura nga Qendra ndërkombëtare e programeve mësimore të Kembrixhit, që filloi të zbatohet që para katër viteve nëpër shkollat fillore të vendit, mbeti mes reformave më të kritikuara si për nxënësit ashtu edhe për arsimtarët, shkruan REL, njofton Portalb.mk.

Dilema për përmirësimin e kualitetit arsimor është se a të hiqet ky program apo të përshtatet, i cili që nga viti i ardhshëm duhej të zbatohet edhe në shkollat e mesme.

Kritikat kryesore ishin se qeveria e VMRO-DPMNE-së e vendosi programin e “Kembrixhit” në mënyrë amatore dhe pa përgatitje të nevojshme në sistemin arsimor. Sipas arsimtarëve, për këtë gjë flet edhe mospasja e pajisjeve nëpër shkolla që ndikojnë në lehtësimin e përmbajtjeve mësimore.

Një pjesë e arsimtareve e theksojnë faktin se në mësimin e lëndëve si matematika, hulumtimi shkencor, biologjia, kimia dhe fizika sipas programeve të adaptuara të Kembrixhit, ekzistojnë shumë mospërputhje duke filluar nga ajo se si është strukturuar programi dhe përmbajtjet mësimore, por edhe deri te përkthimet e papërshtatshme që krijojnë hamendje.

Villma Vllahoviq, arsimtare e shkollës fillore “Bllazhe Koneski”-Shkup, tha se programi i Kembrixhit nuk është i mirë as për arsimtarët as për nxënësit. Sipas asaj, sa më shpejtë duhet të ndryshohen tekstet shkollore dhe të kthehet programi i vjetër me të cilin kanë mësuar gjeneratat paraprake.

“Në klasën e dytë nxënësit e moshës 7-të vjeçare mësojnë për migracionin si dhe për qarkun elektrik. Megjithatë ne arsimtarët e klasave nuk jemi as biolog as kimist e aq më pak fizikan. Për mua që ta tregoj me praktikë duhet shumë mirë ta di, ndërsa me trajnime dy ditore nuk mund të mësohet. As që kemi mjete praktike mësimore që të mundemi t’jua tregojmë nxënësve. Numri i nxënësve në paralele është shumë i madh që të mund të bëjmë punë hulumtuese. Për punë hulumtuese duhen nxënës më të mëdhenj në moshë dhe numër në numër më të vogël”, tha ajo.

Karakteristika kryesore për përshtatjen e programeve mësimore në lëndën e matematikës dhe shkencave natyrore janë se nxënësit mësojnë temë të caktuar mësimore të cilën e mësojnë edhe më vonë njëjtë me nivel më të lartë, ndërsa programet përfshijnë hulumtime.

Por mësimdhënësit komentojnë se te ne është e njohur tendenca nga jashtë të lavdërohen reformat, po që zbatimi te ne është i gabueshëm dhe i shtrenjtë. Si kontroverse theksohet fakti se shpejt kalohet nga një përmbajtje mësimore në tjetrën për shkak se harrohen lehtë ata që janë mësuar më herët.

Krahas përparësive të këtij programi qeveria paraprake doli me raport mbi monitorimin e aplikimit sipas të cilit është rritur interesi te nxënësit për përmbajtjet mësimore.

Simona Tufegxhiq nga Plenumi i shkollave të mesme tha se përvojat e deritanishme kanë treguar se kopjimi i sistemeve të huaja në terrenin arsimor vendas mund të jep efekt problematik, ndërsa materiali mësimor që jepet duhet të jetë në përputhje me fazën e zhvillimit arsimor të nxënësit.

“Secili vend ka mentalitet të ndryshëm të sistemit në punë. Ky program duhet të hiqet komplet dhe derisa nuk përpunohen materiale të reja të kthehen materialet e vjetra. Problem i madh janë edhe gabimet dhe përkthimet e “këqija” të cilët i kanë hutuar nxënësit”, tha ajo.

Qasja e programit sipas Kembrixhit nënkupton punë me grupe të vogla nga 15 deri 20 nxënës, si dhe njohja e talenteve.  Te ne zbatimi i këtij programi reduktohet në atë se arsimtarët në mungesë të hapësirave dhe mjeteve mësimore vetë improvizojnë dhe shpikin metoda personale që fëmijët ta kapin programin dhe t’i marrin rezultatet e duhura.

“Në kohën kur unë isha nxënëse dhe studente, ne nxënësit kur dilnin jashtë në gara ishim më të mirët. Pse të pranojmë diçka me të cilin as nuk do të ishim më të mirë as do të mësonim diçka”, tha Vllahoviq.

Ministrja e Arsimit dhe Shkncës Renata Deskoska deklaroi se programi i “Kembrixhit”, shkakton hamendje te nxënësit dhe reagime negative te arsimtarët.

“E analizojmë kornizën juridike me qëllim që ta suspendojmë zbatimin e programit të “Kembrixhit” në shkollat e mesme”, tha Deskoska.

Nxënësit e klasës së parë, të dytë dhe të tretë filluan të mësojnë sipas programit të “Kembrixhit” prej vitit 2014, ndërsa ky program më vonë filloi të zbatohet edhe në klasën e katërt, pestë dhe gjashtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button