Maqedoni, ritet numri i personave me mbipeshë

Rritet numri i personave në mbipeshë në vend. Sipas të dhënave të Institutit të shëndetit publik, në rritje është numri i qytetarëve të cilët ndjekin gjithnjë e më shumë stilin perëndimor të jetesës, duke konsumuar ushqim të shpejtë. Shifrat flasin se madje 60 % e burrave dhe 47 % e grave, të moshës mbi 20 vjeçarë, janë në mbipeshë. Me udhëzuesin për ushqim të shëndetshëm të popullatës, autoritetet shëndetësore do të luftojnë me rreziqet që nxitin tepricë kilogramësh.

“Mendoj se ky dokument do të jetë një lloj revolucionit, së pari për ngritjen e vetëdijes qytetare, e së dyti për ndjekjen e mënyrave të vërteta. E dini se flitet shumë për mënyrat, për konsumimin, e të tjerë, por tani, më në fund do të kemi diçka tek e cila do të mbështetemi si bazë, dhe ta zbatojmë”, tha  Igor Spirkovski, Instituti i shëndetit publik -ISHP.

Një e treta e fëmijëve të moshës 6-7 vjeç kanë mbipeshë, kurse 13% konsiderohen akoma më rëndë me mbipeshën, si obezë./ Alsat – M

Lajme të ngjashme

Back to top button