Ndërroi jetë shkrimtari i madh botëror (VIDEO)

Shkrimtari anglez, Michael Bond, krijuesi i ariut të njohur si Paddington, vdiq sot në moshën 91-vjeçare, pas një sëmundjeje të shkurtër, njoftoi shtëpia e tij botuese, HarperCollins.

 “Me trishtim të madh njoftojmë se Michael Bond, krijuesi i një prej personazheve të preferuara të fëmijëve britanikë, Paddington, vdiq sot në shtëpinë e tij, në moshën 91-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë”, deklaroi shtëpia botuese në një komunikatë.

Ish-kameramani i televizionit britanik, BBC, Michael Bond, i lindur në vitin 1926, kishte shkruar 11 libra për aventurat e Paddingtonit, që janë shitur në më shumë se 30 milionë kopje dhe janë përkthyer në më shumë se 30 gjuhë.

Në vitet 1970, BBC realizoi një serial të animuar që pati një sukses të madh, para se aventurat e ariut të vogël me pallto blu dhe kapele të kuqe të adaptoheshin në kinema në vitin 2014.

Saga Paddington tregon historinë e një ariu peruan që zbret në Londër në stacionin e trenit të Paddington me një valixhe të vjetërsuar që kishte një kavanoz me marmelatë portokalli pothuajse bosh dhe një etiketë rreth qafës ”Ju lutem, kujdesuni për këtë ari. Faleminderit”. Por, një familje angleze, Brownët, e presin ariun në shtëpinë e tyre, pa e ditur se çfarë do t’i priste sepse Paddington ishte shumë i vështirë.

Like the evacuees, Paddington Bear left home carrying a small case and wearing a luggage label that read 'Please look after this bear. Thank you'

Bond, 91, died on Wednesday after a short illness, his publisher HarperCollins said in a statement

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button