Sindikatat: Qeveria dërgon sinjale kërcënuese për të gjithë sindikalistët

Nënshkruesit  deklaratës për solidaritet të Sindikatave dhe shoqatës për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve (Konfederata e Organizatave  Sindikaliste të Maqedonisë, Sindikata pavarur e gazetarëve dhe punëtorëve medial, Sindikata e shërbimeve diplomatike, Lëvizja për drejtësi sociale Lenka dhe Lëvizja majtiste Solidarnost), me keqardhje të madhe kanë pranuar lajmin për burgimin e Mjekut Dejan Stavriq, kirurg i syve dhe kryetar i deri djeshëm i Sindikatës në Qendrën Klinke.

“Burgosja e kryetarit të  një Sindikate në të gjitha shtetet demokratike është një akt shumë senzibil, që dërgon porosi kërcënuese për të gjithë ata që zhvillojnë aktivitet në fushën e sindikalizmit dhe në mbrojtjen e të drejtave ët punëtorëve”, thuhet në reagim.

Nënshkruesit  deklaratës për solidaritet të Sindikatave dhe shoqatës për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, thonë se “ nuk duam që të hymë në vlerësimin e akuzave me të cilët ngarkohet mjeku, do të ndjekin rastin dhe vendim gjyqësorë të plotfuqishëm nuk do të lejojmë që të njolloset emir i liderit sindikalist mjekut Dejan Stavriq.

Lajme të ngjashme

Back to top button