Stoltenberg: Ushtria e Kosovës do të formohet me pajtueshmëri të pakicave

Pa përmbushje të disa kushteve apo pa pajtueshmërinë e përfaqësuesve të bashkësive etnike joshumicë, nuk do të ketë transformim të Forcave të Sigurisë të Kosovës, porositi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Stoltenberg ka shtuar se është shumë me rëndësi që transformimi të jetë në pajtueshmëri me rregulaltivën e plotë dhe Kushtetutën.

I pyetur nëse NATO do ta kundërshtojë formimin e Ushtrisë së Kosovës, Stoletenberg deklaroi se Aleanca është e fokusuar në ngjarje dhe është në konsultime të vazhdueshme dhe kontakte të afërta me autoritetet kosovare rreth kësaj çështje.

Javën e kaluar, porosi të ngjashme drejt institucioneve kosovare bëri edhe zëvendës ndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-s për operacione, Xhon Manza.

Sipas vlerësimit të përfaqësuesit të lartë të NATO-s, procesi i përshpejtuar rreth kësaj çështje mund ta rrezikojë bashkëpunimin e vendosur dhe se “NATO kërkon që ky proces të zbatohet në hamroni me Kushtetutën”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button