Shilegov: LSDM ka ngritur padi penale kundër Jankullovskës

Ekzistojnë të dhëna serioze se Gordana Jankullovska nga pozicioni si sekretare e VMRO-DPMNE-së dhe ministre e punëve të brendshme në vitin 2006, ka kryer dy vepra të rendë penale: Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizim dhe evazion fiskal, deklaroi Petre Shilegov zëdhënës i LSDM-së.

“Ekzistojnë dyshime serioze se paratë kesh me vlerë prej 80 mijë eurove ose dy donacioneve të VMRO-DPMNE-së prej 30 mijë dhe 50 mijë eurove në mënyrë joligjore kanë përfunduar personalisht tek Gordana Jankullovska. Donatori i parave Zagorec Tumbovski sic njoftoi nëpërmjet mediave informoi për të gjithë rastin”, deklaroi Shilegov.

Nga LSDM-ja thonë se tani presin që prokurori publik me procedurë efikase të marr në pyetje Gordana Jankullovskën dhe Zagorec Tumbovskin dhe të jap vlerësimin me dëshmitë e tjera të dorëzuara. 

Lajme të ngjashme

Back to top button