Policia e Kosovës arreston 10 persona dhe konfiskon disa armë

Pas hetimeve tremujore, Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në bashkëpunim me Agjencinë amerikane për luftën kundër drogës (DEA), ka realizuar tri operacione policore, ku janë arrestuar 10 persona, transmeton REL.

Në një njoftim të Policisë së Kosovës thuhet se hetimet janë zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët amerikanë në mënyrë paralele në të dyja vendet.

Dy operacione janë realizuar në Republikën e Kosovës (rajoni i Pejës) dhe një në New York. Operacionet kanë rezultuar me arrestimin e katër (4) personave në Kosovë dhe gjashtë (6) personave në New York si dhe janë konfiskuar armë dhe prova të tjera materiale.

“Janë konfiskuar 15 armë automatike AK-47, 120 fishekë, 7.62 mm, 1 anti-tank (zolla), 1 pistoletë, 1 pushkë ajrore, 63000 €, dy vetura, katër telefona celuarë”, thuhet në komunikatë.

Me urdhër të prokurorisë kompetente personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes për procedura të mëtejme ligjore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button