Galeria e Muzeut të Maqedonisë, në gjendje të rëndë, reagon Ministria e Kulturës (FOTO)

Ministria e Kulturës ka akuzuar Qeverinë e mëparshme për shkaktimin e dëmeve të mëdha në sferën e kulturës në përgjithësi. Ata e quajnë skandal mos intervenimin e drejtorit të Muzeut të Maqedonisë në lidhje me dëmtimet në hapësirat e galerisë së ikonave në Muzeun të Maqedonisë, të bëra më 09. 03. 2017 me rrëzimin e një pjese të tavanit.

 

“Qeveria e mëparshme bëri dëme të mëdha për kulturën në përgjithësi, por më i madh dhe i pariparueshëm është dëmi i bërë mbi trashëgiminë kulturore. Dëmtimet në hapësirat e galerisë së ikonave në Muzeun të Maqedonisë, të bëra më 09. 03. 2017 me rrëzimin e një pjese të tavanit dhe reagimi joadekuat brenda një periudhe kohore prej më shumë se tre muajve nga ana e drejtorisë së Muzeut të Maqedonisë, është një skandal me madhësi të paparë.

Galeria e ikonave në Muzeun e Maqedonisë në Shkup është galeria më reprezentative e këtij lloji në vendin tonë, së bashku me galerinë e ikonave në Muzeun dhe Entin e Ohrit. Ajo përmban ikona që datojnë prej shekullit XIV e deri në mesin e shekullit XX. Sipas Ligjit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, ky koleksion i ikonave u shpall një trashëgimi kulturore e një rëndësie të veçantë dhe të jashtëzakonshme. Për fat të keq, për disa muaj, ky koleksion tepër i çmuar u la në kushte jashtëzakonisht të papërshtatshme dhe të rrezikshme, pa u marrë asnjë masë më e rëndësishme për mbrojtje adekuate.

Institucioni më i vjetër muze në vend, me koleksionet më të vlefshme muzeore, të cilat janë objekt i studimit të specialistëve të lartë të vendit dhe nga bota, nga qeveria e mëparshme është trajtuar si një depo, nga e cila ajo tërhiqte artefakte dhe i rregullonte muzetë e rinj partiakë. Por, ajo që është më e keqe, është margjinalizimi i plotë i këtij institucioni, që është i dukshëm për shkak të mos interesimit të plotë për koleksionin e ikonave, i cili sipas vlerës është një nga më të pasurit dhe më të ruajturit ndër koleksionet në Ballkan. Mu këta ekzemplarë më cilësorë të ikonografisë, drejtoria e deritanishme i la të dëmtohen në kushte të papërshtatshme, në hapësira që pas çdo shiu të vrullshëm pikojnë dhe rrjedhin ujë. Veprat u janë nënshtruar mundësive për dëmtim të mëtejshëm edhe nga dallimet e larta në temperaturë për shkak të mungesës së sistemit të ajrit të kondicionuar. E njëjta gjë ndodh me koleksionin etnologjik, vlera e të cilit është po ashtu e jashtëzakonshme.

Për këto vlera të dëshmuara dhe të vërtetuara të trashëgimisë sonë kulturore, qeveria e mëparshme nuk e ka ndjerë nevojën për të investuar dhe për të siguruar kushtet për ekzistencën e tyre dhe për prezantim të denjë në opinionin ndërkombëtar.

Këtë qasje do ta ndryshojmë menjëherë. Nga ana e Ministrisë së Kulturës tashmë jeni njoftuar nga masat e marra emergjente. Ky institucion veçmë kemi emëruar ushtrues të detyrës së drejtorit, ndërsa ekipet e sapo formuar të Muzeut të Maqedonisë, Qendrës Nacionale të Konservimit dhe Qendrës së Konservimit të Qytetit punojnë intensivisht për të përcaktuar shkallën e rrezikimit të ikonave dhe freskave në galeri, si dhe gjetjen e ambienteve të përshtatshme me kushtet mikroklimatike , në të cilat përkohësisht do të depozitohen eksponatet nga galeria, deri në restaurimin e saj dhe përmirësimin e kushteve të mikroklimës në të. Gjithashtu, nga ana e ekipit profesional nga Qendra Konservatore e Qytetit, do të propozohen edhe zgjidhje arkitektonike për rehabilitimin urgjent të hapësirës, në të cilën do të vendosen ikonat.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Kulturës do të bëjë revizion edhe të gjendjes së koleksioneve të muzeve dhe të kushteve në të cilat ruhen dhe ekspozohen vlerat më të larta të trashëgimisë sonë kulturore dhe do të përpunojë një listë prioritare për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga qeveria e mëparshme.

Trashëgimia jonë kulturore është me rëndësi më të madhe dhe një prioritet kryesor për ne, dhe ne nuk do të lejojmë që ajo të mos jetë e mbrojtur në mënyrë adekuate dhe të shkatërrohet, siç bëhej deri tani”, thuhet në kumtesën për media nga Ministria e Kulturës.

muzeu

muzeu1

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button