Komuna e Gostivarit fillon me shpërndarjen e aktvendimeve tatimore për vitin 2014

Udhëheqësja e Sektorit të Financave në komunën e Gostivarit, Shirete Elezi ka njoftuar qytetarët se ka përfunduar përgatitja e Aktvendimeve tatimore për vitin 2014, pas çka nga java e ardhshme, respektivisht nga dita e hënë do të filloje edhe shpërndarja e të njëjtave nga administrata komunale – përfaqësuesit e autorizuar të komunës ose përmes postes.

“Do të shpërndahen 14.270 Aktvendime për tatim në pronë, 80 për persona juridik dhe 4093 Aktvendime për taksa komunale. Të gjitha qytetarët që kanë pronësi të patundshme dhe që nuk e kanë paraqitur pronën ose prona e paraqitur ka pësuar ndryshime, komfor Ligjit për tatime janë të obliguar të paraqesin të gjitha këto në departamentin për tatime dhe në Qendrën komunale për shërbime. I ftojmë qytetarët e komunës së Gostivarit të cilët nuk i kanë kryer pagesat e detyrimeve te vjetra tatimore, ti bëjnë të njëjtat”, tha  Shirete Elezi .

Komuna e Gostivarit obliguesve tatimor ju mundëson edhe lehtësime duke mos arkëtuar kamatë ndëshkuese për mos pagesën e tatimit por dhe pagesën ne këste te detyrimit tatimor, në rast se pagesën e kryejnë në kohë. 

Për çdo vërejtje qytetarët mund të drejtohen në Departamentin e tatimeve dhe në Qendrën komunale për shërbime. 

Po ashtu, njoftohen qytetaret se ne ueb faqen e komunës nga ky vit do jetë e paraqitur dhe pasqyra e obliguesve tatimor të cilat për arsye të ndryshme nuk do pranojnë aktvendimin tatimor. Kjo fazë do të aplikohet pasi te kryhet shpërndarja e aktvendimeve për vitin 2014, me çka të gjithë qytetarët do kenë njohuri për të njëjtat.

Komuna e Gostivarit gjithashtu është një nga komunat e rralla në vend e cila e ka instaluar softuerin e ri E-TATIME, model që do u mundëson gjithëve qytetareve pa marre parasysh se ku gjinden përmes aplikacionit të instaluar në ueb faqen e komunës mund të marrin informata për obligimet tatimore.

“I njoftojmë qytetarët se gjatë kësaj periudhe të punësuarit e autorizuar për vlerësim të pronës së patundshme, do dalin në terren për të bërë vlerësimin dhe rivlerësimin e pronave të patundshme, me çka qytetarët do fitojnë pasqyrë reale për pronën e tyre në treg dhe po ashtu do të zgjidhen edhe kërkesat e hershme të palëve të cilat kanë ngelur të pazgjidhura dhe do të plotësohen të drejtat e palëve të parashtruara nëpërmjet kërkesave të tyre dhe fletëparaqitjeve të reja tatimore”, thotw Udhëheqësja e Sektorit të Financave në komunën e Gostivarit, Shirete Elezi .

Lajme të ngjashme

Back to top button