Mexhit Capa: Nuk kemi mashtruar qytetarët

Fondi për sigurim shëndetësor jep informacionin se Banjat e Dibrës-Capa kanë kërkuar nga personat e siguruar jo vetëm 200 denarë particpim por edhe 200 denarë tjera edhe për shfrytëzim të ujërave termominerale dhe kushtet tjera që ata i shfrytëzojnë.

Mexhit  Capa, pronari i Banjat e Dibrës-Capa për Portalb tha: “Është e vërtetë se personat e siguruar paguajnë të holla për kushtet që ofrojmë, por jo ashtu siç spekulon Fondi për Sigurim Shëndetësor. Përsonat që duan të sistemohen në dhoma me mbi standarde, që do të thotë dhoma luksoze me telefon, internet, frigorifer dhe kushte tjera të jashtëzakonshme me një apo dy krevet , sipas dëshirës së tyre, atëherë ata paguajnë nga 300 denarë për dhomë, tha Capa.

“Duhet të potencoj edhe diçka se këta persona të siguruar që marrin me dëshirën e tyre dhoma luksoze dhe kushte të mira, nënshkruajnë vetë deklaratë personale meqë duan të kalojnë bukur për ato ditë  kur duan të kurohen në banjat tona termominerale. Ne nuk kemi bërë asgjë kundër ligjit, dhe këto informacione nga ana e Fondit janë spekulime , përfundoi Capa.

Lajme të ngjashme

Back to top button