Trump pranon ftesën e Macronit për një vizitë në Paris

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti i SHBA-së, Donald Trump e ka pranuar ftesën e presidentit francez, Emmanuel Macron për të qenë pjesë e festës në Ditën Bastille në Francë më 14 korrik, transmeton REL. 

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Macron i ka bërë ftesë Trumpit përmes telefonit.

Dita Bastille përkujton marrjen me forcë të kalasë Bastille më 14 korrik 1789 nga një turmë. Kjo ngjarje konsiderohet si pike kthese dhe si simbol i rëndësishëm për francezët.

Kjo ditë shënohet si Dita Kombëtare e Francës dhe festohet cdo vit.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Trump ka vullnet për të riafirmuar marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Francës.

SHBA-të, do të përkujtojnë edhe 100 vjetorin e hyrjes së vendit në Luftën e parë Botërore.

Trump dhe Macron janë takuar për herë të fundit në Bruksel gjatë muajit maj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button