Negociatat VMRO-BDI, Ahmeti do të takohet me Gruevskin

Në vazhdën e negociatave të Bashkimit Demokratik për Integrim me VMRO-DPMNE-në, pason edhe takimi mes liderit të partisë shqiptare Ali Ahmeti me atë maqedonase Nikolla Gruevski. Sipas informatave jo-zyrtare, ata do të takohen nesër për të qartësuar pozicionet e tyre në lidhje me kërkesën e VMRO-së që BDI të gjejë mënyrë për ta pranuar presidentin Ivanov si legjitim.

Inagurimi i tij do të bëhet më 12 maj ndërsa në pyetjen e Portalb, nga BDI heshtin se si do ta menaxhojnë këtë kërkesë. Ata gjithashtu heshtin edhe për pozicionimin e tyre në këto negociata duke lëshuar një kumtesë e cila përgënjeshtron shkrimet e deritanishme në media të cilat bëhen në mungesë të transparencës së dy partive që janë kyçur në negociata.

Jo-zyrtarisht, mësojmë se BDI përpos kërkesës që një nga postet kyçe të vendit të udhëhiqet nga kuadër shqiptar, ata kërkojnë edhe hise në financa. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button