Tre persona të dyshuar për helikopterin e rrëzuar në Strumicë (FOTO+VIDEO)

Prokuroria Themelore Publike – Strumicë, informon se është hapur hetim kundër 3 personave për rrëzimin e helikopterin MI 17 B5 më 10 korrik të vitit 2014, ku humbën jetën katër pilotë policor, njofton Portalb.mk.

“Sipas dëshmive dhe analizave të kryera deri në këtë moment, të njëjtat tregojnë se ekziston dyshim se tre persona kanë kryer vepër penale – vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme. Prokurori publik edhe në rrjedhën e hetimit do të vazhdojë të marrë të dhëna dhe prova, por edhe do të dëgjohen dëshmitarë të cilët do të ndihmojnë për pastrimin e rastit”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Ndryshe, ka ndodhur fatkeqësia më 10 korrik të vitit 2014 në ora 22, në qytetin e Strumicës dhe sipas mediave u bë e ditur se 4 persona kanë vdekur. Bëhet fjalë për persona që kanë qenë policë pasi që helikopteri ishte ushtarak MI-17 i Armatës së Republikës së Maqedonisë . Ai ishte nisur nga Novo Sella në drejtim të Strumicës.

Në një deklaratë të shkurtër për media, kryetari i atëhershëm i Strumicës, Zoran Zaev, “më shumë gjasa ka që tragjedia të ketë ndodhur për problem teknike”. “Nga ata që informojnë njerëzit e pranishëm, helikopteri momentet e fundit ka bërë trajektore kaotike, nuk ka pasur drita, i ka rënë një antene, me ç’rast ka ndodhur edhe eksplodimi. Arsyet e vërteta nuk i dimë akoma“, tha më 10 korrik 2014, Zaevi.

Më posht mund të shihni foto dhe video nga ngjarja tragjike:

Helikopteri i rrënë Strumicë

Helikopteri 3StrumicëStrumice helikopteriHelikopteri 3StrumicëHelikopteri i rrëzuar, foto Telegraf.mkHelikopteri i rrëzuar, foto Telegraf.mkHelikopteri i rrëzuar, foto Telegraf.mkHelikopteri i rrëzuar, foto Telegraf.mk

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button