Specialja ngrit 17 akuza për 18 lëndë, kërkohet paraburgimi i funksionarëve të lartë VMRO-DPMNE-së (VIDEO)

Prokurorja speciale, Katica Janeva, në konferencë për shtyp njoftoi se sot deri në Gjykatë do të dorëzojë 17 akuza për 18 lëndë kundër 94 personave fizik dhe 7 personave juridik, raporton Portalb.mk.

Janeva kumtoi se për të gjitha lëndët është ngritur akuzë, përveç lëndëve “Tabela” e cila pritet të vazhdojë hetimi dhe për lëndën “Talir”, ndërkaq lëndët “Fortesa” dhe “Target” janë njësuar në një lëndë.

Janeva premtoi se do të vazhdojë puna e PSP-së edhe pas skadimit të afatit për ngritje të akuzës, i cili skadon nesër.

“As sot as 1 korriku, nuk ndryshon asgjë, PSP do të vazhdojë me punën e saj”, tha Janeva.

Janeva tha se ka dyshime serioze që funksionarët shtetëror kanë bërë shkelje të të ligjit gjegjësisht, keqpërdorim të autorizimit zyrtar.

“Shpresoj se do të kemi mundësi që edhe në të ardhmen të merremi me rastet për korrupsion. Sot dhe nesër do të dorëzohen aktakuzat në Gjykatë. Nëse dikush në mënyrë të paligjshme ka financuar fushatë, është nevojshme më shumë kohë për atë. Ka shumë indikacione për kryerjen e veprës penale”, tha Janeva, duke shtuar se për funksionarët e BDI-së, nuk është hapur asnjë rast, ashtu siç është shkruar në media.

Janeva,  tha se do të kërkojë paraburgim për një lider të partisë politike. Në prezantimet të cilat PSP ua ka ndarë mediave shihet se në rastin “Titanik”, ekipi i Janevës kërkon paraburgim për Nikolla Gruevksin, Martin Protugjerin, Kiril Bozhinovskin, Mile Janakieskin dhe Gordana Jankulloskën.

Lëndët janë përgatitur në kuti, ndërkaq sot dhe nesër do të dorëzohen akuzat.

LEXO: PSP kërkon paraburgim për Gruevskin, Protugjerin, Bozhinovskin dhe Jankulloskën

LEXO: Specialja nuk ngre akuzë për rastin “Talir”, hetimi vazhdon

LEXO: Lëndët e PSP-së arritën në Gjykatën Penale (FOTO+VIDEO)

19553493_1281329541977473_1798642037_n-800x450

19553497_1281329538644140_250741401_n-701x394

19553570_1281329548644139_1744720947_n-800x450

19576241_1281329535310807_1174125780_n-800x450

19576825_1281329545310806_104080466_o-800x450

Lëndët që deri më tani i ka hapur Prokuroria Speciale:
LEXO: Tre raste të reja të PSP-së, VMRO-DPMNE e dyshuar për larje parash (VIDEO)
LEXO: Rastet, “Tabela”, “Treqind”, “Total” dhe “Tifani” – larje parash në Maqedoni
LEXO: Rasti “Trust” me falsifikim dokumentesh disa kompani kanë përfituar mbi 17 milionë euro

LEXO: Rastet “Tarifa” dhe “Tanku”, keqpërdorime milionshe
LEXO: Rasti “Target”, ja kush dhe si përgjoi në Maqedoni
LEXO: Rasti “Tenderët”, Ministria e Kulturës ka kurdisur tender për ndërtimin e “Muzeut”
LEXO: Rasti “Toplik”, 6 persona të Ministrisë së Transportit e kanë dëmtuar Buxhetin
LEXO: Rasti “ARKA”- 4 të dyshuar nga MPB dhe DSK kanë zhvatur 862.045 euro
LEXO: Rasti “Fortesa” – Jankulloska e dyshuar për shkatërrim të mjeteve për përgjim
LEXO: Rasti “Tortura” Mijallkov dhe 6 të punësuar në MPB, të dyshuar

LEXO: Rasti “TNT”, ja si u shemb kompleksi banesor “Kosmos”
LEXO: Rasti “Transportuesi”
LEXO: Rasti “Titanik” 

PSP paraprakisht ka ngritur dy akuza:
LEXO: PSP publikon dy akuza
LEXO: PSP ngre akuzë ndaj kreut të Manastirit, Vlladimir Taleskit

PSP ka tërhequr një aktakuzë:
LEXO: PSP: Tërhiqet aktakuza në lëndën “Puç“

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button