Ja çfarë tha prokurorja e PSP-së, Lençe Ristovska, në konferencën e sotme për shtyp (VIDEO)

“Puna e Prokurorisë Speciale vazhdon. Personat që kanë bërë krim, përveç përgjegjësisë penale, do t’u merret edhe e tërë pasuria që e kanë fituar në mënyrë të paligjshme”, kjo është porosia e prokurores së Prokurorisë Speciale, Lençe Ristovskës gjatë konferencës së sotme për shtyp, raporton Portalb.

Konferenca e sotme, u mbajt me qëllim që të sqarohen qëndrimet e këtij institucioni në lidhje me vendimin e presidentit, Gjorge Ivanov për tërheqjen e pjesshme të faljes së 12 prillit si dhe t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve.

“E njoftojmë publikun se informatat që i deklarojmë janë në bazë të ligjit dhe kemi kujdes ndaj informatave të cilat kanë të bëjnë me procedura të fshehta dhe me informata të klasifikuara. Njoftojmë se të gjitha hetimet dhe parahetimet vazhdojnë. Afatet ende nuk kanë kaluar dhe ne shpresojmë që kryetari do t’i plotësojë obligimet kushtetuese dhe do ta tërheqë plotësisht faljen që Prokurorisë Speciale t’i lejojë që ta kryej punën e saj. Duhet të mos ketë të drejtë selektive”, tha Ristovska.

Prokurorja gjithashtu përmendi se ata ende e presin përgjigjen, nga presidenti Ivanov, në lidhje me atë se prej ku i ka marrë emrat e personave të falur, që janë nën hetime nga PSP-ja. Ristovska tha se dy kërkesa deri më tani janë dërguar, njëra më 15.04.2016 dhe tjetra më 09.05.2016, ndërkaq Ivanov ende nuk a dhënë përgjigje, shkruan Portalb.

Ristovska njoftoi se Prokuroria Speciale është duke punuar në 7 procedura hetimore në të cilën janë të përfshirë 60 persona.

“Nuk kemi mundësi që të ndajmë më shumë informata për procedurat tona, por këtu jemi dhe punojmë vazhdimisht. Shumica e procedurave janë të fokusuar në hetime financiare të cilat kërkojnë kohë që të mblidhen dhe analizohen dëshmitë materiale”, tha Ristovska, transmeton Portalb.

Ristovska tha se disa media po bëjnë spekulime në lidhje me deklaratat e kësaj prokurorie dhe se të njëjtët i nxjerrin deklaratat prej konteksti. Për këtë arsye, Prokuroria Speciale, së shpejti, në ueb – faqen e saj zyrtare për çdo javë do t’i nxjerrë qëndrimet dhe deklaratat e këtij institucione të dhëna nëpër media apo konferenca të ndryshme për shtyp.

Më shumë lexo: Ristovska: Ne nuk kemi qasje selektive, presim përgjigje nga Ivanov

Më shumë lexo: Kur PSP do ta merr përsipër rastin “Monstra”?

Prokuroria Publike Speciale (PSP) deri më tani ka hapur 5 lëndë:

Rasti “Titanik” – 1 person i arrestuar, 7 të tjerë i pret fati i njejtë në urdhër të Janevës (VIDEO)

Rasti “Fortesa” – Jankulloska dhe katër persona, të dyshuar për shkatërrim të mjeteve për përgjim

Rasti “Tortura” –  Mijallkov dhe 6 të punësuar në MPB, të dyshuarit e rastit “Tortura” (VIDEO)

Rasti “TNT” – Ja si u shemb kompleksi banesor “Kosmos” (VIDEO)

Rasti “Transportuesi” – 22 të dyshuar në rastin e PSP-së “Transportues”, për 11 kërkohet paraburgim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button