Kambovski: Çështja e emrit bëhet objekt i manipulimeve politike

Fillimi i bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë në BE, jo vetëm që nuk do ta komplikonte, por do ta lehtësonte tejkalimin e problemit për çështjen e emrit duke rritur besimin e ndërsjellë dhe duke involvuar në të institucionet evropiane, ka vlerësuar kryetari i Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, Vllado Kambovski.

Në vigjilje të ditës së Evropës 9 maj, Vllado Kambovski, vlerëson se zgjidhja e problemit të emrit me Greqinë, qartas po bëhet lëndë e pashfrytëzueshëm e manipulimeve politike, në kundërshtim me të gjitha bazat racionale për zgjidhjen e këtij problem.

Kambovski, deklaroi se çështja e identitetit maqedonas, gjuha dhe emir kushtetues nuk mund të jenë objekt i bisedimeve.

“Asnjë qeveri apo institucion tjetër shtetëror nuk kanë të drejtë legjitime që t’i problematizojë, diskutojë për këto çështje. Këto nuk mund të jenë as objekt i referendumit, ligjit apo çfarëdo akti të shtetit për arsye se janë të drejta natyrore”, tha Kambovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button