ASHMAA ka problem me Prokurorinë dhe ligjin, AKE me transparencën

Prokuroria Themelore Publike (PTHP) nuk i pranon ankesat e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) për gjobimin e mediave që nxisin diskriminim dhe gjuhë të urrejtjes, ndërkaq Agjencia për Komunikim Elektronik (AKE) duhet të jetë më efikase dhe më transparente që informatat e dobishme të arrijnë deri te qytetarët.

Ky është përfundimi i panelistëve që sot prezantuan raportin e dytë tremujor për monitoringun e punës së ASHMAA-së dhe AKE-së, të cilën e kanë kryer Eurothink – Qendra për Strategji Evropiane, Transparencë Maqedoni dhe Komiteti i Helsinkit, në kuadër të projektit “Monitoring të efikasiteti, efektivitetit, transparencës dhe përgjegjësisë së trupave rregullatorë për media – PROformanc Watch”, raporton Portalb.mk.

ASHMA problem me Prokurorinë dhe ligjin

Këshilltarja juridike e Komitetit të Helsinit, Neda Çallovska tha se PTHP nuk i pranon procedurat e ngritura nga ASHMAA për mediat të cilat kanë shpërndarë diskriminim dhe gjuhë të urrejtjes.

page“ASHMAA vetëm dy raste i i ka hetuar, njëra për diskriminim gjinor dhe tjetra në lidhje me gjuhën e urrejtjes në bazë etnike, është pakë, por megjithatë është mirë se ka filluar që të ngrit hetime, pasi që më herët s’e ka bërë të njëjtën. Agjencia ka iniciuar procedurë në Prokurori, megjithatë Prokuroria nuk e njeh të njëjtën, madje duke shtuar se procedura është bërë për qëllime politike”, tha Çallovska.

Drejtorja ekzekutive e OJQ Infoqendër, Biljana Bejkova theksoi nevojën e ndryshimit të ligjit në pjesën e çështjes së sanksionimit të mediave, pasi që Prokuroria nuk i sanksionon mediat që shpërndajnë gjuhë të urrejtjes dhe diskriminim, ndërkaq Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi (KMD) nuk reagon.

“ASHMAA duhet të jetë produktive dhe jo deklarative. Është e nevojshme që të ndryshohet ligji dhe të kthehet mekanizmi i vjetër – jo Prokuroria, por vetë ASHMAA t’i dënojë shkelësit, gjegjësisht mediat që shpërndajnë gjuhë të urrejtjes ose diskriminim. Njëjtë është edhe me Komisionin për Mbrojtje nga Diskriminimi (KMD), as ajo nuk reagon”, tha Bejkovska.

AKE-së i duhet më shumë transparencë

Drejtori ekzekutiv i Fondacionit “Metamorfozis”, Bardhyl Jashari, i cili foli për Agjencinë për Komunikime Elektronike tha se, është e rëndësishme që trupat rregullator të jenë efikase dhe transparente me qëllim që informacionet e dobishme të arrijnë te qytetarët.

page“Për dobi të qytetarëve, AKE duhet të jetë efikase dhe efektive. Përveç organizimeve të takimeve konsultative, fillimisht duhet që qytetarët dhe OJQ-të të jenë të njoftuara apo të “armatosura” me informata. Duhet më tepër të shfrytëzohen rrjetet sociale për shpërndarjen e informatave, dhe jo vetëm të publikohet dhe të njëjtat të arrijnë vetëm te një masë, të cilët janë të interesuar”, tha Jashari.

Ai gjithashtu nënvizoi se AEK duhet që të angazhohet më tepër në çështjen e ndërtimit të politikave dhe strategjive që procesi i miratimit të vendimeve të jetë larg duarve të politikës, ndërkaq në çështjen e financave të mos mblidhen më shumë para se sa që i duhen AEK-ut, transmeton Portalb.mk..

Koordinatori i projektit, Goran Llazarov theksoi se AKE duhet të jetë më transparente në çështjen e dhënies së donacioneve dhe më tepër t’i promovojë projektet që të arrijnë te qytetarët.

“Duhet transparencë më të madhe në çështjen e dhënies së donacioneve, pasi që nuk ka të dhëna të detajuara. Çështja tjetër është edhe ajo se ka disa video të shpërndara në dy kanale të “Youtu-bit”, ndërkaq të njëjtat kanë shikueshmëri nën 150 vizita, që do të thotë se nuk anë arritur deri te qytetarët. Duhet që të përdoren më tepër rrjetet sociale”, tha Llazarov.

LEXO NË LIDHJE ME TEMËN: Hulumtim: AKE dhe ASHMAA bëjnë shkelje ligjore

Më poshtë mund t’i shihni raportet për ASHMAA-në dhe AEK-un për muajt janar-mars 2017.

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA)

Transparenca

  • ASHMAA – Këshilli i ASHMAA-së e ka miratuar dhe dorëzuar raportin vjetor për vitin 2016
  • Në vendimin për miratimin e raportit vjetor, ASHMAA, negativisht e vlerëson punën e trupit “ad-hok” për gjatë kohës së zgjedhjeve.
  • Në vendim, Këshilli ka dhënë qëndrim se në vitin 2016 televizionet “Sitel”, “Alfa”, “Kanal 5”, “24 Vesti”, “Telma” dhe “Shenja” kanë treguar anshmëri ndaj opsioneve të caktuara politike
  • Përbërja e ASHMAA-së është e ndarë në qëndrime

Efektivitieti

  • ASHMAA, në kontekst të zgjedhjeve parlamentare ka përgatitur dhe dorëzuar 67 propozime për shqiptimin e masave prej të cila ve, 43 janë për shkelje të procedurës (paralajmërim) dhe 24 procedura për zgjidhje të shpejtë. Vetëm 20 procedura kërkohet shqiptimi i gjobës.
  • Sipas ASHMAA-së, gjykatat nuk i respektojnë afatet ligjore. Për një procedurë, gjykatat e shkallës së parë për ngritjen e procedurës kallëzimore u është dashur hapësirë nga 2 deri madje 104 ditë.

Interes publik

  • Është ngritur diskutim publik në lidhje me paraqitjen mediale në zgjedhje.
  • ASHMA ka formuar rrjet për mediat e shkruara në të cilat marrin pjesë mbi 30 institucione, organizata qytetare dhe media.
  • Ekzistojnë dallime mes njohjes së gjuhës së urrejtjes mes ASHMAA-së dhe Prokurorisë dhe Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi (KMD).
  • PTHP ka refuzuar të veprojë sipas kërkesës së ASHMAA-së për gjuhë të urrejtjes ndaj televizionit “Sitel”, ndërkaq KMD nuk ka konfirmuar diskriminim.
  • ASHMAA ka iniciuar dy takime joformale konsultative me mediat dhe organizatat qytetare gjatë kohës së zgjedhjeve për gjuhën e urrejtjes.

Agjencia për Komunikim Elektronik (AKE)

Transparencë dhe llogaridhënie

  • AKE ka tre faqe të internetit, që shfrytëzuesit i habit. Faqja kryesore më shpesh përditësohet.
  • Në internet faqe nuk ka informata për biografitë e personave udhëheqës të AKE-së dhe për anëtarët e Komisionit.
  • AKE vonohet në dorëzimin e informatave me karakter publik.
  • Raportet nga takimet publike janë shumë të shkurtra dhe të përgjithshme për çështjet të cilat diskutojnë anëtarët e Komisionit.
  • Për donacionet e AKE nuk ka informata  për kriteriumet sipas të cilave ndahen kërkesat, qëllimi i donacionit, por edhe për vlerën e mjeteve të kërkuara dhe të miratuara.

Performanca dhe ekzekutim

  • AKE ka dorëzuar raport vjetor për vitin 2016 në afatin e paraparë me ligj.
  • Në vitin 2016 AKE është paditur 4 herë, por nuk ka informata për çfarë bëhet fjalë.

Interes publik

  • AKE ka publikuar tre video për promovimin e shërbimeve dhe aktiviteteve të saj.
  • Në raportin vjetor mungojnë informata të detajuara për ndarjen e donacioneve.
  • Në vitin 2016 AKE ka dhënë donacione në lartësi prej 180 milionë denarë (rreth 3 milionë euro) për NPQ Shkup, Kopshti Zoologjik, RTVM, Komuna e Gazibabës dhe Federata e Biçiklistëve.
  • Drejtori i AKE-së, në periudhën kur i është ndarë donacioni Federatës së Çiklistëve, ka qenë kryetar i saj. Kjo procedurë paraqet konflikt interesi.
  • Mungon promovimi më i gjerë dhe më intensiv me qëllim që të dhënat të arrijnë më shpejtë te qytetarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button