Senati e shtyu votimin për mbrojtjen shëndetësore në SHBA

Shumica republikane në Senatin amerikan mbrëmë e shtyu votimin  për propozim ligjin me të cilin duhej të hiqej dhe zëvendësohej Obamaker, reformë kyçe e sistemit për mbrojtje shëndetësore e vendosur në kohën e presidentit Barak Obama.

Votimi është shtyer pasi që me analizë të pavarur është konstatuar se nëse propozimi i tyre miratohet, 22 milionë njerëz do të humbin sigurimin shëndetësor në dhjetë vitet e ardhshme.

Shefi i shumicës në Senat, Miç Mekonel deklaroi se votimi do të shtyhet për një periudhë pas pauzës njëjavëshe në punën e Kongresit për shkak të festës nacionale Ditës së pavarësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button