Bogoeski: Kaq të përgjuar nuk ka pasur as në kohën e Jugosllavisë

Ish shefi i Policisë Sekrete të Maqedonisë, Sllobodan Bogoeski, në emisionin “Samo Vistina” në Kanal 5 tha se përgjimi i 25.000 qytetarëve nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) në vitet e fundit, nuk është kryer as në kohën 1945-1991 kur ka ekzistuar Shërbimi Federal për Siguri në ish Jugosllavi, njofton Portalb.mk.

Bogoeski ka theksuar se DSK nuk ka guxuar sipas akteve pozitive ligjore që Maqedonia të japë certifikatë, pasi që atë “rol” duhet ta ketë tjetër institucion.

Ai tha se DSK në mënyrë të paligjshme edhe ka arrestuar persona në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button