Pas deklaratës së Bashës, reagojnë ashpër Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu

Pas deklaratës për shtyp nga selia e PD-së, Lulzim Basha nuk ka dhënë dorëheqjen, siç pritej nga një grup demokratësh, por ka deklaruar se ngrin të gjitha vendimet e tij funksionale dhe lë hapur garën për zgjedhjet e korrikut për kreun e forcës së djathtë në një proces të ndershëm dhe të barabartë, një anëtar një votë.

Pas kësaj deklarate, kanë reaguar dy të përjashtuarat nga listat e kandidatëve të PD-së në këto zgjedhje, Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu, të cilat kanë shprehu hapur qëndrimin e tyre kundër kryetarit të së djathtës.

Topalli kërkoi dorëheqjen e Bashës dhe u shpreh se nëse nuk ndodh kjo, demokratët duhet të organizojnë protesta ose mënyra të tjera për ta bërë të mundur, ndërsa Majlinda Bregu tha se shqiptarët folëm më 25 qershor, ndërsa Basha “belbëzoi” zëmekur ngrirjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button