Dorëhiqet Kryetari i forumit rinor të Lëvizjes BESA

Kryetari i forumit rinor të Lëvizjes BESA në Haraçinë, Gadaf Shabani përmes një letre publike dërguar edhe mediave ka shkruar se dorëhiqet nga Lëvizja BESA. Ai theksoi arsyet e tij se përse largohet nga ky subjekt politik.

 

Letra e postuar:

“Çdo fillim ka edhe mbarim.

Desha t’i informoj të gjithë ata që më përkrahën pa ndërprerë dhe më mbështetë çdo sekondë se nga sot jap dorëheqje nga çdo pozitë në Lëvizjen Besa.

Deri më sot si Kryetar i Forumit Rinor-Haraçin u mundova që çdo sekondë t’i shërbej vendit tim dhe rinis tonë që po kjo rini të ketë një të ardhme më të mirë.

Dua që shkurtimisht ti falënderoj Zejd Rexhepi dhe Daim Luchi kta dy persona që çdoherë më përkrahen dhe më mbështetën pa ndërpre më dhanë shpresë dhe kurajë që ta vazhdoj këtë betejë që ishte shumë e vështir për mua mirëpo me ndihmën e tyre arrita të tejkaloj çdo pengesë.

Shumë herë ngrita zërin brenda subjektit tim për shumë çështje mirëpo zëri im hasi në vesh të shurdhër për arsye se ndokujt nga brenda i konvenon kështu  për këtë arsye un nga sot  jap dorëheqje dhe shpresoj që në të ardhmen s’do t’i përsëritin këto gabime që bën deri më sot.

Me Respekt Gadaf Shabani”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button