Lancia, vetëm e italianëve

Kompania Fiat edhe zyrtarisht ka pranuar se planifikon të riorganizojë markën Lancia, e cila nga tash e tutje do të shesë veturat vetëm në Itali (vendlindje).

Qysh në janar kishin filluar të qarkullojnë thashetheme se Lancia po planifikon të bëhet një markë të cilën do ta përdorin vetëm italianët, dhe tani drejtori i Fiat, Alfredo Altavilla (drejtor ekzekutiv për Evropë, Afrikë dhe Lindje të Mesme), ka deklaruar se do të riorganizojnë këtë markë dhe veturat e reja që do t’i prodhojnë do të shiten vetëm brenda Italisë.

Ndërkaq, është bërë e ditur se është shtyrë prodhimi i modeleve Delta, Thema dhe Voyager, që do të thotë se në tregun italian fillimisht do të shitet vetëm Ypsilon.

Lajme të ngjashme

Back to top button