Takim i ministrit Saliji me Rajnhard Pribe

Ministri i Drejtësisë Bilen Saliji, sot u takua me ekspertin e Bashkimit Evropian, Rajnhard Pribe, me ç’rast u shkëmbyen mendime në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me gjyqësisë, të cilat janë pjesë qëndrore e të ashtuquajturit “Raporti i Pribes”.

Ministri Saliji, siç kumtoi Ministria e Drejtësisë, shprehu gatishmërinë e plotë për zbatimin e një sërë masash dhe aktivitetesh për tejkalimin e mangësive në fushën e gjyqësisë, të përmbajtura në këtë raport.

Saliji, gjatë takimit me Pribenë, prezentoi aktivitetet në të cilat Ministria e Drejtësisë do të përqëndrohet në periudhën e ardhshme.

Pribe iu referua raportit të përpiluar nga ana e tyre, lidhur me këtë ai paralajmëroi dhe misionin e radhës në të cilin do të vihet theks i posaçëm në vlerësimin e asaj se ç’është bërë për tejkalimin e vërejtjeve të dhëna në Raportin e Pribes, por dhe në dhënien e rekomandimeve për në të ardhmen, në kuptimin e përmirësimit të gjendjeve në kuadër të aktiviteteve vijuese të reformave në fushat e numëruara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button