Çalhanoglu për mesfushën e Milanit

Në pritje për të kuptuar të ardhmen e Donnarummës dhe për të mbyllur blerjen e Contit, Milani po punon për forcimin e mesfushës.

Mediat gjermane shkruajnë se kuqezinjtë janë të interesuar për lojtarin e Bayer Leverkusen, Hakan Çalhanoglu.

Numri 10 i “aspirinave” ka një kontratë deri në vitin 2019 me klubin gjerman dhe çmimi i tij varion nga 20-25 milionë euro.

“Kemi kontakte me Milanin, që është një nga klubet më të mira në Europë. Kaq mund të them”, ka deklaruar agjenti i mesfushorit turk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button